VIDEO/ Peka: PD është bërë OJQ, vendimmarrjen e ka dorëzuar në ambasadë

VIDEO/ Peka: PD është bërë OJQ, vendimmarrjen e ka dorëzuar në ambasadë

19:38, 15/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Çim Peka deklaroi në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV se Partia Demokratike nuk është më parti e lirë.

Ai tha se PD e ka dorëzuar vendimmarrjen në ambasadën amerikane.

“Liria e një partie për të marrë vendime në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj. Basha nuk e ka marrë këtë vendim i lirë, bazuar mbi statutin, por e ka marrë mbi bazë të presionit nga SHBA. Pra ai ka vendosur ta drejtojë partinë jo si i lirë.  Kjo nuk është më parti, por një OJQ. Ajo vetëm pret projekte dhe premtime nga ambasadat. Nuk është më parti e lirë dhe një parti që nuk është e lirë, nuk mund të bëjë opozitë”.

“Deri në ditën kur Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës, ai tha se vendimet për PD i ka marrë vetë. Nga ajo ditë ai pranoi se vendimet në PD i merr ambasada amerikane.

Në momentin që kryetari i PD tha se ka dorëzuar vendimmarrjen në ambasadë, doli Sali Berisha dhe bëri deklaratat e tij. Vendimmarrja e opozitës është dorëzuar në ambasadë. Ajo nuk është më e lirë,” tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t15/09/2021 20:03

L.B.mendon se do ta sjelle ne pushtet kimetja e ambasades mqs ajo i ka bere disa kerkesa dhe luli kujton se duke ja plotesuar keto kerkesa ajo do ta rrëzoje ramërilindjen dhe do sjelle lulin ne pushtet. Perderisa nuk ka respektuar statutin e pd,L.B.nuk pse te vazhdoje te rrije ne krye te pd.I takon keshillit kombetar(nje pjese te saj qe te beje kerkesen) dhe keshtu edhe realizohet ajo qe kerkon berisha dhe ne krye te vije dikush tjeter i pakompromentuar ,pa asnje lidhje me qeverite e mepareshme, qe me mbeshtetjen popullore ta rrezojne ramen brenda '23

Shto koment

Denonco