Presidentja e Komisionit Evropian, vizitë në Tiranë më 28 shtator

Presidentja e Komisionit Evropian, vizitë në Tiranë më 28 shtator

18:54, 15/09/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, do të vizitojë Shqipërinë.

Lajmi u bë me dije nga Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili thotë se Presidentja e KE-së pritet të mbërrijë në vendin tonë më 28 shtator.

"Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!", shkruan Soreca.

Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së, Von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Rajonit në BE, duke thënë se është një detyrim për të rinjtë që besojnë në ëndrrën amerikane.

Sipas Presidentes së KE, BE dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku

"Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e pranimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve. Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE.  Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit.  Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në” deklaroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco