VIDEO/ Presidentja Osmani rikonfirmon: Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

VIDEO/ Presidentja Osmani rikonfirmon: Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

14:09, 14/09/2021
A+ Aa A-

Me 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale sic ka qënë e parashikuar më parë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije zyrtarisht se pas takimit me subjektet politike, nuk është arritur konsensusi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale. Shtyrja u sygjeruar nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike prej rritjes së numrit të infeksioneve.

Nga Syri Tv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ashtu siç është caktuar më parë. 
Osmani e rikonfirmoi datën e zgjedhjeve pas një takimi me përfaqësues të partive politike për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, për shkak të situatës së rënduar pandemike.
Presidentja e Kosovës bëri me dije se pushteti dhe opozita nuk janë pajtuar për zhvendosjen e datës.

"Kushtetuta është e heshtur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve dhe mundësia e vetme, sipas standardeve ndërkombëtare, është që të arrihet një pajtim midis partive në pushtet dhe atyre në opozitë për një gjë të tillë. Ky konsensus për momentin mungon. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu siç ka qenë",

Takimi midis presidentes Osmani dhe përfaqësuesve të partive politike u zhvillua pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, nga frika e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Kosova, javëve të fundit, është përballur me valë të rëndë të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se është në favor të shtyrjes së zgjedhjeve, por përfaqësuesit e partive opozitare nuk u pajtuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco