Zbulohet arsyeja pse Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit

Zbulohet arsyeja pse Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit

12:09, 14/09/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në postin e saj. Ajo u prit në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për të pasuar më pas pritjen protokollare nga kryeministri Edi Rama.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Merkel dhe Rama qëndruan të ulur në karrige në momentin e himnit.

ABC mëson se për arsye shëndetësore ajo kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Për të qenë në sinkron me lëvizjet e kancelares, edhe kryeministri Edi Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë.

Më pas të dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta kokë më kokë. Ndërkohë tashmë po zhvillohet takimi mes dy ekipeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/09/2021 19:25

SA PRITJE E BUKUR!!! REFUGJATET AFGANE U PRITEN NGA KRYEMINISTRI RAMA, NDERSA KANCELARJA (de Facto ish-Kancelarja) MERKEL U PRIT NGA MINISTRESHA XHACKA!!! PRA SATRAPI I SURRELIT, EDVINI I KRISTAQIT, PO E PA QE NUK I SHERBEN DHE NUK I DUHESH ME, TE LE PAS DERE OSE TE HEDH NE KOSH, JO NE KOSH BASKETBOLLI SEPSE DEL PERSERI, POR SI NJE LETER HIGJENIKE TEK KOSHI I VET!! TE JENI TE SIGURTE, QE NESE ZGJEDHJET NE GJERMANI DO TE ISHIN VITIN TJETER OSE NE 2023, EDVINI DO TE DILTE TEK SHKALLET E AVIONIT, ME TAPET TE KUQ, ME LULE, ME TE GJITHA MINISTRESHAT DHE MINISTRUCET E VET, DHE DO TE SHTRIHEJ EDHE BARKAS, QE MERKEL TE KALONTE MBI TRUPIN E TIJ!!! POR SOT MERKEL, PER EDVININ, NUK ISHTE KANCELARJA MERKEL, POR PLAKA PENSIONISTE MERKEL QE THJESHT I DUHESHIN BERE NDERIMET E FUNDIT!

Shto koment

Denonco