Lajmi i fundit

VIDEO - Tentoi të vriste me thikë, një shtetase, arrestohet 33- vjeçari në Fier

Pikante/ Merkel ‘refuzon’ dorën e Ramës, incident edhe me makinën

Pikante/ Merkel ‘refuzon’ dorën e Ramës, incident edhe me makinën

10:59, 14/09/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, mbërriti në Pallatin e Brigadave, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë gjatë kësaj kohe u shënuan disa incidente pikante.

Fillimisht kancelarja gjermane ngeci për pak në makinë. Dera nuk po hapej dhe truproja tentoi ta hapë atë me forcë.

Më pas, Merkel zbriti nga makina dhe u nis të takojë Ramën. Ky i fundit i zgjati dorën, por kancelarja e ‘refuzoi’, duke kërkuar një takim me grusht. Kjo është simbolika e fundit në kushtet e pandemisë.

Më pas të dy u ulën në karrige, duke dëgjuar himnet përkatëse. Duket se kjo zgjidhje vjen pasi para disa kohësh, kancelarja gjermane pati disa momente dobësie teksa dëgjonte himnet në këmbë.

Pas dridhjeve të vazhdueshme të saj, disa vende vendosën të ofrojnë uljen në karrige për të dëgjuar himnin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tdm14/09/2021 11:39

po juav them te drejten kurr sjam ndie ma keq per shtetin shiptar pa sovranitet me dhimbset garda shiptare.po domaqini duhet ti prije musafirit keshtu qe ky gor...a kaqendasht te qohet ne kamb.

Shto koment

Denonco