'Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha synon asgjesimin e PD'

'Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha synon asgjesimin e PD'

10:48, 14/09/2021
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani

Thikat pas shpine ndaj Partisë Demokratike janë në të vërtetë, thika në zemër për Shqipërinë!

Misioni që i është ngarkuar L. Bashës prej pushtetit më të korruptuar e të inkriminuar në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, është projekti më kriminal anti-PD e anti-demokratik që prej atij të tentuar në 1997!

PD është një prej institucioneve kryesore të shoqërisë shqiptare, është një mekanizëm i domosdoshëm që sistemi politik të funksionojë normalisht, është mundësia për të patur alternativën e një modeli tjetër qeverisës.

Të kapësh e të mbash peng, përmes metodave gangsterriste, pushtetin dhe proçesin vendimarrës mbi Partinë Demokratike, për ti shërbyer projektit antishqiptar të asgjesimit të alternativës qeverisëse, është po aq kriminale sa korrupsioni, kriminaliteti, shkatërrimi i institucioneve, varfërimi i shqiptarëve, prej qeverisjes.

Asgjesimi i PD është asgjesimi i opozitës sot, është asgjesimi i alternativës së qeverisjes ndryshe nesër, është minimi i demokracisë, është thikë në zemër për Shqipërinë!

Tezat e Edi Ramës se L. Bashën e detyruan SHBA për ta përjashtuar Sali Berishën nga PD dhe se ai nuk kishte rrugë tjetër, janë teza krejtësisht spekulative dhe fasada majtiste për të mbuluar projektin e asgjesimit të PD.

L. Basha ka patur ultimatume të forta nga SHBA për të mos djegur mandatet e mos braktisur Parlamentin!

L. Basha ka marrë kërkesa të forta e të qarta nga SHBA për të mos bojkotuar zgjedhjet dhe pushtetin lokal!

L. Basha as i mori në konsideratë ato kërkesa e ultimatume të SHBA dhe i injoroi ato plotësisht.

Megjithëse ato ishin vendime e akte që minonin rëndë demokracinë në këtë vend, L. Basha i shpërfilli kërkesat amerikane në ato raste sepse i duhej të plotësonte interesat politike të Edi Ramës që ky të kapte e kontrollonte çdo qelizë e pushtet absolut të sistemit politik në Shqipëri !

Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha, për asgjesimin e PD është sfida më e madhe për shoqërinë sot, është beteja më e madhe politike për ti shërbyer të nesërmes së Shqipërisë !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari14/09/2021 14:57

Shoku lomy! Na hengsh mune o tru thare.

Katunari 14/09/2021 14:46

PD duhet me ekzistu patjetr, Saliu u burri ma i mir qe ka ene ka per t'pas Shipnia. E ka qeveris kte ven ma mir se cdo rob tjetr.

Daj Jaku14/09/2021 14:15

Ashtu sikurse rrodhën ngjarjet, vërtetohen pa as më të voglin dyshim thëniet e Presidentit Bujar Nishani.

Lomy14/09/2021 11:15

Jari del dhe vete ne foto si busti i enverit… Ka vite qe mendon se do behet krietar a thu se s’bohet ky ven pa ket kapterrin, pa mareshallin birishe dhe pa filozofin ballius farius (kuptohet, ky i funit vje pakete me ilir kryelopen).. xeni ka mledh naçut e xhamise dhe do i coje si ultras neper takime kurse vuvuzeles do i bjere qim shoferi pa dosje… Kohe te bukura po vijne per ne! Vaksinohu rini!

Shto koment

Denonco