Berisha: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD do jetë të enjten në Tiranë

Berisha: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD do jetë të enjten në Tiranë

22:15, 13/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se do të nisë lëvizjen e tij në PD.

Berisha theksoi se takimi i tij me bazën e Partisë Demokratike do jetë të enjten në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë.

“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësin e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco