Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

VIDEO/ Azem, ti je gjallë, do ngrihemi kundër Ramës dhe vasalit të tij në krye të PD

VIDEO/ Azem, ti je gjallë, do ngrihemi kundër Ramës dhe vasalit të tij në krye të PD

14:49, 12/09/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha/

Te dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari të ekzekutuar me 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partise Demokratike nga fallangat terroriste me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky akt makabër, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj të riut legjende, i cili në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijesit të revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri në vendin e diktaturës më të egër staliniste pothuaj gjysëm shekullore në Europë.

Azem ti je gjallë!

Te dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit barbar të baballarëve xhelatë dhe mizor, kryen me 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së trimërisë dhe guximit mbinjerezor e të riut shqiptar bëhet çdo ditë, javë, muaj dhe vit që kalon, më e ndritur dhe më madheshtore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është më frymëzuese se kurrë, mirënjojha e shqiptarëve për birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar është më e pakufishme se kurrë. Sot demokratët dhe demokratët frymezohen më shumë se kurrë më parë nga trimeria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, rregjimin e kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj të rikthejnë me urgjencë Partine Demokratike mbi parimet bazë mbi të cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentët liberator të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore dhe interesit kombëtar të shqiptarëve dhe shndërrimin e saj në një lokomotivë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Demokrate dhe demokratë, tribuni yne sot na thërret: kokën lart!

Azem ti je gjallë! sb

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Molla e dijes12/09/2021 15:56

O Doktor, kanë 30 vite shqiptarët që janë mësuar tashmë me ju dhe teatrot tuaja. Nuk janë më ata naivët e dikurshëm të painformuar që shisnin shtëpitë dhe fusnin lekët te firmat piramidale që zotrote i quaje modele zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Nuk janë më as ata naivët që harxhuan edhe kursimet e fundit për të marrë një karton diplome pa vlerë te ish universitetet piramidale që ngrite. Edhe Enveri intelektualëve iu dha një punë sipas zanatit. Kurse ju klasa e korruptuar 30 vjeçare pseudo demokrate&socialiste keni punësuar vetëm injorantë, farefis, hajdutë dhe militantë në institucionet publike, në administratë, ministri etj. Keni shpopulluar Shqipërinë pa mëshirë, kush më pak e kush më shumë. Duhet një opozitë e re dhe atë s'mund ta bësh më as ti e as Luli, se u patë 8 vite si e katandisët PD dhe opozitën, me protesta teatrale 2 orëshe në bulevard, lejuat të shembej TK ndërkohë që premtuat të kundërtën, latë në mëshirë të regjimit protestuesit që u arrestuan, latë në baltë ata të Astirit ndërkohë që Luli firmoste letra bakalli me ta. Nuk ju jep njeri më asnjë shans, o Doktor. E mbushët kupën! Teatri i fundit me titull "hajt ta rrëzojmë veglën e Ramës në krye të PD" nuk pi ujë. IT'S OVER! Luli është i mbaruar, tani i ka ngelur thjesht të kapë çfarë të kapë këto vite sa të vijnë zgjedhjet e tjera e të ikë me një rezultat qesharak historik, por me një pasuri dhe ca vila si pronë (pavarësisht se në emër të kjjt do i ketë). Tashmë ju ngelet vetëm të ruani me çdo mjet pasuritë që keni bërë, paguani Çim Pekën&CO t'ju bëjnë propagandën, mbani ato vilat në Lalëz e kudo që i keni, bëni pushime, por jo në SHBA. Kaq! Lëreni popullin rehat! Boll tallët trapin! Lëreni rehat në barngrënien e vet! Mbani fort pasuritë që keni, se pa ato para, s'do guxoni të hapni më gojë pastaj, as për kryehajdutin Rama, e as për hajdutë të tjerë.

Daj Jaku12/09/2021 15:48

Doktor. Si njohës i gjuhës dhe kulturës franceze besoj e njeh kryeveprën e Viktor Hugo, “Ndëshkimet”. Binte borë, ngadhnjimi në disfatë qe kthyer, së pari ulte kryet Shqiponja e pathyer… Lulzim Basha, pjella më mjerane e Sali Berishës është njëkohësisht edhenndëshkimi më i madh në jetën e Doktorit themelues të PD, President, Kryeministër…

Shto koment

Denonco