Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Sot jam me Sali Berishën

Sot jam me Sali Berishën

12:56, 12/09/2021
A+ Aa A-

Nga Kimete Berisha/

Unë jam sot me Sali Berishën, sepse;

– S’ka rëndësi a është ‘i mirë apo i keq’ (të gjithë janë të kqij), por është i jashtëzakonshëm;

– Sali Berisha nuk është braktisur nga ata që e kanë krijuar, por është braktisur nga ata që ky i ka krijuar, prandaj krejt ky fat është dramatik.

Ta kujton frazë latine: Et tu, Brute?

– Jashtë politikës, si karakter, Sali Berisha u ngrit edhe dje në këmbë, dhe i vetëm, i ekskomunikuar, i përjashtuar dhe i lënë, shkoi në Parlament.

Duhet t’i kesh dy zemra për ta bërë këtë;

– Sali Berisha konsiderohet ‘fajtor, derisa të vërtetohet pafajësia e tij’, kjo ta kujton Jul Cezarin!

– Dhe e bën fatin e tij të jashtëakonshëm dhe gati mitologjik!

– Sali Berisha është i befasuar nga guximi i Lulzim Bashës.

Lulzim Basha kurrë s’ka guxuar, por kur ka guxuar, ka guxuar përnjëherë.

Si ai qeni që nuk ka hëngër m.t 40 ditë, dhe pastaj i ka hëngër 40 m.t. përnjëherë.

– Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

– Lulzim Basha është vonë për të ‘shpëtuar’;

– Edhe kur ka vendosur të ‘nxjerret nga situata’, e ka zgjedhur metodën më të ndyrë, metodën e tradhtisë dhe përjashtimit;

– Për ta shpëtuar veten, Lulzim Basha do të duhej të dorëhiqej vet!

Vetëm kështu do t’ia kthente të mirën me të mirë Sali Berishës, i cili ia duroi dhe ia fali gjithë atë paaftësi, me bindjen se njeriun e pazot mund ta kontrollosh, e ti bëhesh Zot.

– Lulzim Basha, u bë i zoti veç një herë në jetë, duke e vrarë të zotin e tij!

Nuk u pëlqen shqiptarëve ky fund i tregimit.

Prandaj, në politikë Lulzim Basha nuk ka ardhmëri.

Kur e tradhton njeriun që e krijoi, a lë njeri ky pa tradhtuar!

Nuk i besohet Lulzim Bashës. Ky është problemi i tij më i ri;

– Tash sheh gazetarë e politikanë shqiptarë,  të shkrirë nga lezeti me ‘fundin’ e Sali Berishës, dhe bash kjo nirvanë u pengon ta shohin të vërtetën!

Sali Berisha sot po duket se s’ka nevojë për askënd (përveç për shpirtin e tij) për të mbetur gjallë.

Dhe kjo mua më motivon.

– Lulzim Basha, duke e përjashtuar Berishën, e ka bërë simpatik dhe e ka ringjallur mëshirën e shqiptarëve për të.

Nëse nuk do ta kishte përjashtuar nga partia, papritur dhe vrazhdtë (krye n’vete, pa e pyetur askënd në parti), nuk do të kisha ndjerë keqardhje për vetminë e Sali Berishës!

– Unë sot jam me Sali Berishën. Jo se e konsideroj viktimë, nuk e shoh si viktimë.

Por sepse e lakmoj dashurinë e tij gjigande për veten dhe për jetën.

– Të isha dje aty në Kuvend, edhe sikur të isha deputete e PS, do të ulesha pranë tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pazari i ri12/09/2021 20:50

O Kimete ket here m'ke bo per vete.

Shqiptari12/09/2021 17:52

EDHE TEK BUSTI I AZEM HAJDARIT SHKOI FSHEHURAZI!! TAMAM SKUTH!!! CFARE PO MENDONTE LULUSHI SOT??? O AZEM, E VRAVA BABANE TONE!!! MIKU, SHOKU, PARTNERI DHE BASHKELUFTETARI NUK BEHET KURRE AS ME SHPERBLIME, AS ME PAGESE, AS ME DHURATA DHE AS ME POSTE, SEPSE AI TE TRADHETON SAPO DIKUSH TJETER I JEP E I OFRON DICKA ME TEPER SE SA TI!!! MIKUN, SHOKUN, PARTNERIN DHE BASHKELUFTETARIN TA BEN ZEMRA, ME SHPIRT DHE ME BINDJE!! LULUSHI E BERI SI AI QENI, QE NDENJI 40 DITE PA NGRENE MUT, PASTAJ U ZGJUA DHE HENGRI 40 MUTRA PER NJE DITE!!! DR. BERISHA DUHET URGJENTISHT QE TE RIMARRE PARTINE DEMOKRATIKE, PASI NUK ESHTE AS I TREMBUR, AS I KAPUR DHE AS I SHANTAZHUAR NGA AS NGA SHBA DHE AS NGA ASKUSH MBI TOKE!!! NJE SULM I TILLE PRAPASHPINE SOROSIAN DHE NJE FAKE NON-GRATA E BEN DR. BERISHEN SOT ME TE FORTE, ME DEMOKRAT DHE ME TE BESUESHEM SE SA NE 1990-1991!!! SOT KEMI NJE FAKE SHBA!!! JU KUJTONI SE EDVIN KRISTAQ RAMA E BESON LULZIM BASHEN, PAS TRADHETISE DHE PABESISE QE I BERI SALI BERISHES??? A MUND TE BESOHET NJE SKUTH?!! A MUND TE BESOHET NJE BRUT!!! A MUND TA BESOJ UNE LULZIM BASHEN KUR AI TRADHETOI EDHE SALI BERISHEN???!! KURRE!!! DR. PROF. SALI BERISHA DUHET TA RIMARRE DREJTIMIN E PARTISE DEMOKRATIKE SIKUR EDHE VETEM PER 2 VJET! QE TA BEJE PARTINE DEMOKRATIKE ME TE VERTETE NJE PARTI DEMOKRATIKE PERENDIMORE! PABESIA SHQIPTARO-SOROSIANE NDAJ SALI BERISHES E KA DISKREDITUAR PLOTESISHT NE SYTE E EVROPES PERENDIMORE EDVIN SATRAP RAMEN!!!

t12/09/2021 14:23

Sot te gjithe jane me berishen( edhe rilindasit e korruptuat sepse e kane te qarte që nje dite do goditen edhe ata)jo sepse ja punoi Bruti,jo sepse u godit berisha,por sepse momenti qe u godit ishte per te goditur pd qe mos te bente zhurme e te ngrinte miletin ne kembe per te demaskuar boterisht manipulimin e zgjedhjeve te 25 prillit si asnje here tjeter.Me kete qe beri L.B.me S.B. i beri 2 ndere rames: 1- Duke goditur S.B.goditi pd dhe 2- Hoqi vemendjen nga lufta per demaskimin e zgjedhjeve te manipuluara aq poshtersisht.Ne vend qe te merren me rilindjen e poshtersite e saj,pd te merret me vetveten duke rrezikuar nje perçarje.

Skrapari12/09/2021 13:20

Bravo 1000 here. Perle e vertete.

Shto koment

Denonco