Kryetarët e degëve-Bashës: Demokratët do ta presin Berishën

Kryetarët e degëve-Bashës: Demokratët do ta presin Berishën

22:30, 11/09/2021
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve.

Syri mëson se kryetarët e degëve i kanë thënë Bashës se nëse Sali Berisha vjen në bazë, demokratët do ta presin.

Ata e kanë pyetur Bashën se nëse Berisha i kërkon të pijë kafe, a do e takonte. Basha është përgjigjur pozitivisht. 'Edhe demokratët kështu do veprojnë,' i kanë thënë kryetarët e degëve.

Kujtojmë se më herët Syri raportoi se krerët e degëve i

kanë kërkuar që të zbresë në bazë, por Basha ka refuzuar. Ai ka vazhduar të fshihet, duke deklaruar se dalja në bazë nuk është produktive.

Pasi kryetarët e degëve thanë se Basha duhet të dalë para demokratëve dhe të sqarojë pse vendimi nuk ishte kolegjial, ai vazhdoi të fshihet.

Refuzimi i Bashës për të dalë para demokratëve në bazë vjen në kohën kur ish- kryeministri Sali Berisha ka premtuar lëvizje në bazë. Frika e Bashës për të dalë para bazës buron nga fakti se druhet se do përballet me episode si ai i djeshmi.  Kujtojmë se Basha u prit nga mbështetësit e PD me thirrjet: Turp dhe tradhtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco