Si u paralajmërua Berisha nga SHBA, se Basha po punonte fshehtas që ai të shpallej ‘non grata’

Si u paralajmërua Berisha nga SHBA, se Basha po punonte fshehtas që ai të shpallej ‘non grata’

10:30, 11/09/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha ka deklaruar mbrënmë në emisionin “Zonë e Lirë” se i kanë ardhur informacione nga persona në SHBA dhe në Tiranë sipas të cilave në procesin “non grata” ndaj tij ka qenë i përfshirë edhe Lulzim Basha.

Gjithashtu Berisha tregoi se nuk e vlerësoi këtë informacion pasi besonte gjithmonë se pavarësisht fjalëve të Ramës edhe Bashës që përcilleshin në ambasadën në Tiranë apo në Departamentin e Shtetit, pasi shpallej “non grata” e tij duhej të bëhej vetëm mbi me bazën e të dhënave të vërteta.

Pjesë nga intervista

Sali Berisha: Është bërë njëherë një bisedë me Bashën. I kanë thënë që ne e kemi informuar Berishën. Asnjeri nuk më ka informuar mua. Ma tha dy-tri herë. Edhe i them “e di si është puna Lulzim”. Po. Nga Uashingtoni, një i njohur dhe nga Tirana një tjetër më kanë thënë që po ndodh kjo dhe është i implikuar direkt Lulzim Basha. Për këtë procesin “non grata”.

Arian Çani: Po thoni që e ka kërkuar Lul Basha nga amerikanët?

Sali Berisha: Po them çfarë më kanë thënë.

Robert Rakipllari: Çfarë besoni ju?

Sali Berisha: Çfarë mendoj unë? Unë nuk e kam vlerësuar. Pse? Mund të thojë ç’të dojë Lulzim Basha, ç’të dojë Edi Rama, nuk mund të firmoset mbi bazën e këtyre të dhënave. Rama është kundërshtari im dhe kërkon të më eliminojë. Ka qenë dora e George Soros dhe lobimi i tij ka realizuar firmosjen.

Arjan Çuri: A ka lobuar Lulzim Basha kundër jush në Amerikë?

Sali Berisha: Unë thashë çfarë më kanë thënë dhe çfarë i thashë Lul Bashës, sepse më insistoi. Më tha që “kjo më thotë që e kam paralajmëruar Berishën”. Unë i thashë që nuk më ka paralajmëruar njeri. Kur më insistoi për së dyti i thashë more zotëri nëse quhet paralajmërim që kanë ardhur dhe më kanë thënë që çdo vendim ma dikton Sali Berisha, tashi se ma kanë thënë, se më thuhet, mund ta marrë të mirëfilltë?

Robert Rakipllari: I keni diktuar ndonjë vendim?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Kategorikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/09/2021 16:05

Mos ndoshta ju ka urdhëruar Luli të mos botoni komentet që e shajnë? Përndryshe si është e mundur që nuk ka asnjë koment? Sigurisht që komente që e lavdërojnë Lulin nuk ka as edhe një. Madje edhe shumë “të paemër” të punësuar në bodrumet e kryeministrisë nuk begenisin më ta lavdërojnë. Shikoni “Lapsin” me qindra komente. Do të mbeteni pa lexues juve të “Syrit”, do mbyllni dyqanin dhe do mbeteni pa rroga.

Daj Jaku11/09/2021 12:06

Të dy “bijtë” e tu dibranë (pa din e pa iman) të cilët i bëre President të Republikës njërin dhe Ministër e Kryetar Bashkie të Tiranës tjetrin (ishin çorapgrisur dhe u bënë miljarderë nga politika), të tradhëtuan e të shitën tek krimineli, bir e nip kriminelësh, Edvin Rama. Gabimi yt madhor që e ke rrethuar vehten me njerëz të pa aftë e të pa karakter. Sepse i zgjodhe nga sëra e komunistëve dhe spiunëve e shërbëtorëve të tyre. Nuk u mbështete tek antikomunistët dhe te shtresat e persekutuara për të krijuar gjenetikën e demokracisë. Tani nuk ke më çfarë të humbësh sepse nderin ta përdhosën bastardhët që vetë i shpike, tani bëhu edhe një herë nuse dhe nusëro si duhet. Komunistët të ringjallën për të zezën e tyre, ti i njeh mirë se ke qenë në mesin e tyre, prandaj besoj se nuk do ti besosh më. Të uroj jetë të gjatë dhe Zoti ta shtoftë inatin dhe energjinë, të vaftë mbarë! Mos kij më besim tek ameriqenët sepse ata janë si komunistët, nuk kanë ideale por vetëm interesa. Duhet shpëtuar PD dhe Shqipëria, kemi primare interesat e kombit, Kosova e Çamëria, trojet dhe deti, rinia shqiptare që mori arratinë. Mbasi të ndërtojmë shtëpinë tonë mund të mendojmë edhe për bangladeshas e afganë për qejfin e Sorosit .

Shto koment

Denonco