Berisha: I hapur për çdo hetim, s’i njoh vetes asnjë imunitet për çdo çështje

Berisha: I hapur për çdo hetim, s’i njoh vetes asnjë imunitet për çdo çështje

22:12, 10/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte se është i hapur për çdo hetim.

Ai përsëriti edhe njëherë deklaratat që ka dhënë më parë se nuk i njeh vetes asnjë imunitet dhe mburojë për çështje të ndryshme.

“Po të kthehesh në bisedën e fundit që kemi pasur në këtë studio, ke një deklaratë të tillë, që unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjëlloj mburoje për çdo çështje që ka të bëjë me personin tim ose me fëmijët e mi që prej ‘90-s e deri më sot. Asnjë!

Kjo ka të bëjë me realitetin që ndjej unë vetëm time, por natyrisht të qenit i hapur për çdo hetim”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco