Rakipi: Vendimi i Bashës jo në të mirë të PD-së, Berisha gaboi që e emëroi në krye të partisë

Rakipi: Vendimi i Bashës jo në të mirë të PD-së, Berisha gaboi që e emëroi në krye të partisë

21:00, 10/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Edicion Special” në Syri tv, foli për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Rakipi theksoi se vendimi i Bashës nuk ishte në të mirë të PD-së. Ai shtoi se Berisha ka gabuar që ka emëruar Bashën në krye të partisë.

“Berisha duhet të largohet nga PD dhe t’ia lërë atë Bashës. Basha ka ardhur më 2013 si i emëruari i Sali Berishës dhe vijoi deri më sot, kur nuk ka mbajtur ngarkesën.

Pesha që mund të mbajë Basha, është e atyre përmasave, që nuk e mbajti dot. Berisha gaboi që e emëroi Bashën në këtë detyrë. Vendimi i Bashës nuk ishte në të mirë të PD-së”, deklaroi Rakipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco