Rama: Do betohemi te Meta! PD po kalon proces traumatik

Rama: Do betohemi te Meta! PD po kalon proces traumatik

19:00, 10/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare është shprehur se  emërimi në krye të parlamentit të Lindita Nikollës është një lajm shumë i mirë. krejtësisht instiktiv.

“Ka në krye një grua të të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka  fryrë zjarrit të konfliktit. Është një lajm i mirë. Është një moment i mirë”- tha ai.

Lidhur me gjestin e Partisë Demokratike për grisjen e fletëve të votimit, Rama tha se ishte një gjest instiktiv

I pyetur a do të betohet tek Presidenti Meta, Rama tha se për sa kohë është në zyrë po.

"Ka një dalim të qartë mes qëndrimeve politike dhe kornizës kushetuese dhe për sa kohë Presidenti Meta do të jetë në zyrë, ai mbetet në detyre, nuk varet nga dëshira jonë”- tha Rama.

Rama, gjatë fjalës së tij për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, u ndal te akuzat e ngritura nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj tij.

Ai tha se nuk i ka dëgjuar akuzat dhe nuk preferoi të jepte asnjë prononcim në këtë drejtim, ndërsa shtoi se çfarëdo deklarate është e mirëkuptueshme në një ditë kaq të vështirë për PD.

“Mos e besoni sepse skam prova për këtë. Por skam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/09/2021 19:22

KE TE DREJTE O BABLOK MAFIOZ! KE TE DREJTE O PADRINOJA I SHQIPERISE!! PD KA ARRITUR NE FUNDIN E GJIRIZIT QE KRIJOVE TI!!! TANI ESHTE NE AGONI TE PLOTE!! BRAVO TE QOFTE, PER ZOTIN!!! E ZBULOVE QE BASHA DHE KJO PD QE ESHTE SOT, TE HANE MUTIN DHE JO TE BEJNE DOT KEQ, DHE E SHFRYTEZOVE SHUME BUKUR. JO VETEM TI, POR KUR TALL BYTHEN EDHE LALI PLEHU!!!!!

Shto koment

Denonco