VIDEO/ Basha: Berisha sot foli me gjuhën e Ramës! (Por vetë i plotësoi Ramës kërkesën për largimin e Berishës)

VIDEO/ Basha: Berisha sot foli me gjuhën e Ramës! (Por vetë i plotësoi Ramës kërkesën për largimin e Berishës)

18:45, 10/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur para gazetarëve për herë të parë është shprehur se ndihet i keqardhur për gjuhën  e ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Më vjen keq për atë që kam dëgjuar gjatë ditës së sotme. Unë vlerësimet e mia për doktor Berishën i kam të njëjta, siç edhe i thashë mbrëmë. Por sot kam dëgjuar të njëjtën gjuhë si të kundërshtarit tim politik’, tha Basha.

‘Jam detyruar ta marr vendimin për Berishën. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi.

Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët’, deklaroi Basha.

Por 11 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama do i kërkonte Bashës që të largonte Berishën. Në një intervistë televizive, Rama se do të bashkëpunonte me Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit me kusht që të distancohet Sali Berisha.

Për ata që mund të mos i kenë kushtuar shumë vëmendje kësaj deklaratë, ajo u në realitet mbrëmjen e shkuar.

Vendimi i marrë në shkelje të plotë të statutit të PD dhe ligjeve të vendit, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, ishte vetëm konfirmim i asaj që ishte përfolur, por nuk ishte zyrtarizuar.

Lulzim Basha iu ‘përgjigj’ pozitivisht Ramës për ftesën e bërë në fushatë për bashkëpunim. Qëllimi ishte që të hiqte pengesën e fundit për të realizuar këtë bashkëqeverisje: ish-kryeministrin Sali Berishë, më të zëshmin kundër këtij ‘komploti’ jo vetëm kundër PD-së dhe opozitës, por të gjithë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N10/09/2021 19:48

Lulëzim njerëzit gjykohen nga veprat e jo nga fjalet.Nuk ka demokrat që beson më fjalet tuaja.Ne rast se të dhimsen demokratet hap krahun se e ke qelbur.

t10/09/2021 19:20

Rama ishte dhe eshte akoma armik,por Hamza Kastriotat kane bere akoma me shume dëm

Alisa CAZIMI10/09/2021 18:54

Sa per Doktor Berishen ti ore pleher duhet ta lash gojen.Do te vij dita jote te perfundosh sic Kane perfunduar te tjeter.

Shto koment

Denonco