VIDEO nga SYRI TV/ Djegia e plehrave, mbeturinat e Lushnjes, te inceneratori Zotos

VIDEO nga SYRI TV/ Djegia e plehrave, mbeturinat e Lushnjes, te inceneratori Zotos

15:39, 10/09/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Lushnjës përdori skenarin e djegies së plehrave në fushën e grumbullimit, për të nënshkruar kontratë me inceneratorin e Klodian Zotos. Një ditë pas zjarrit të rënë në landfill, kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa deklaroi se në ditët në vijim plehrat do të digjen tek inceneratori i Fierit.

Nga SYRI TV

Të enjten Syri Televizion paralajmëroi se zjarri i rënë në fushën e mbetjeve urbane në Lushnje, po përdoret si shkak për të dërguar plehrat në inceneratorin e Fierit.

Pa kaluar 24 orë nga zjarri i rënë në fushën e mbetjeve urbane si dhe nga show me arrestimin e rojës së landfillit për zjarrëvënie të qëllimshme, kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa konfirmoi zyrtarisht se plehrat e qytetit do të dërgohen te inceneratori i Klodian Zotos në Fier.

Ky skenar i paralajmëruar nga zjarri i rënë një ditë më parë në fushën e mbetejve urbane, duket se ka qenë i paramenduar shumë më herë se sa ngjarja e një dite më parë. Këtë të premte, kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa zbriti në terren së bashku me punonjës të bashkisë, ku inspektoi nga afër mbulimin dhe kapsulimin me dhe të ladfilliti ku grumbullohen mbetjet urbane të qytetit.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë bashkia apo këshilli bashkiak i Lushnjes për mbylljen përfundimtare të gropës së plehrave, me qëllim që mbetjet të shkojnë në inceneratorin e fierit. Ky vendim duket se ka ndodhur në mungesë të plotë transparence, pasi deri më tani kryebashkiakja e Lushnjes nuk ka dhënë detaje se sa do të jetë kostoja, që do të duhet të paguajnë qytetarët e Lushnjes, që plehrat të digjen në inceneratorin e Klodian Zotos.

Të gjitha këto pikëpyetje do të duhet të marrin përgjigje nga institucionet, pasi edhe në këtë rast ka dyshime për një aferë ashtu sikundër ka ndodhur edhe me qytete të tjera të vendit, të cilat kanë dërguar mbetjet urbane në landfillin e Sharrës apo të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco