Berisha: Ja cila do jetë lëvizja ime e radhës, Basha e shiti PD-në te Rama

Berisha: Ja cila do jetë lëvizja ime e radhës, Basha e shiti PD-në te Rama

10:10, 10/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat teksa futej në sallën e Kuvendit.

“I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD-në në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do jetë statutore për vendosjen e sovranitetit të PD.

Emergjenca është kjo. PD do të rivendosë sovranitetin, legjitimitetin, statutshmërinë e saj, të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Rama-Basha,” tha Berisha.

Më pas ai i dërgoi një mesazh edhe Ramës.

“Mund të blesh Lulzim Bashën, por kurrë nuk do blesh demokratët shqiptarë. Je i pashpresë për aktet që ke realizuar me Lulzim Bashën,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trimi i xha Jahos10/09/2021 10:57

Ne fillim ishte Berisha qe e shiti PD-ne tek Basha, masandej ishte Basha qe ja dha Rames me qera. Nje mungesë e felliqun integriteti ne politikë. Vetem ky fakt, kjo qe po ndodh sot, edhe sikur Berisha te mos ishte ne listen e te padeshiruarve amerikan, asht evidence e mjaftueshme se keto persona nuk e meritojne voten apo sakrificen e asnje personi qe aspiron per liri e shtet te se drejtes. Sa i perket mrapaskenave te futjes se Berishes ne listat e te pa deshiruarve, politikanet amerikane qe e kane listuar Berishen aty, nuk kane ma teper integritet sesa Edi Rama apo Erion Veliaj, te gjithe janë sherbetorë te George Soros-it. Ne aspektin global extremi politik Sorosian, aty ku Sorosi ka vendosur influencen e tij, ashte ma i rrezikshem sesa ai Taleban. Sali Berisha asht viktime e vetvetes dhe qendron ne mes te Sorosianeve dhe talibaneve, kam frike se njashtu e patë nisur.

Shto koment

Denonco