Përfundon mbledhja, Noka: Përjashtimi i Berishës mohim i PD, ai është njeriu më proamerikan

Përfundon mbledhja, Noka: Përjashtimi i Berishës mohim i PD, ai është njeriu më proamerikan

22:22, 09/09/2021
A+ Aa A-

Ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ku është diskutuar për përjashtimin e Sali Berishës nga PD.

Mes debateve të forta, shumica e deputetëve të zgjedhur nuk kanë dashur të flasin.

I vetmi që foli për mediat ishte Flamur Noka, i cili deklaroi se vendimi është individual i Bashës.

‘Sali Berisha është njeriu më pro amerikan i 30 viteve të demokracisë. Ai themeloi PD, Berisha u ngrit kundër regjimit me ëndërrën amerikane në shpirtin e tij. Jetoi mbi 30 vite mbi këto parime.

Busulla e PD dhe Berishës ka qenë 1 dhe 1, Amerika. Në lidhje me vendimin e Blinken, Berisha ka kërkuar që PD të mos përfshihet.

Por përjashtimi i Berishës nga PD është mohimi i historisë. Është një vendim individual i Bashës’, tha gjatë fjalës për mediat Flamur Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adil 10/09/2021 09:04

Po ju dele jeni që lejoni atë pallë kar. të vendosë sikur PD është pronë private

t10/09/2021 07:24

Mos llap kot neper media o memec,por ngreji demokratet ne kembe qe te reagojne e mos ta pranojne kete vendim personal te L.B.

Shto koment

Denonco