Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet për dosjen e inceneratorëve, teksa në fund të muajit korrik dhe në fillim të gushtit ka marrë në pyetje një sërë zyrtarësh për hetimet që po kryen për dosjen nën dyshimin e ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Nga SYRI TV
SPAK ka marrë një sërë dëshmish nga persona të kallëzuar dhe zyrtarë që kanë pasur lidhje me koncesionet e inceneratorëve, duke e kaluar hetimin në një fazë të dytë pas konstatimit të parë të shkeljeve në kuadër dokumentacioni.
Burimet janë të rezervuara në lidhje me emrat e paraqitur në SPAK në fund të gushtit dhe fillim të korrikut, por bëjnë me dije se në përfundim të kësaj faze, Prokuroria do të vendoë çfarë do bëj me hetimet që prej disa muajësh janë të regjistruara pa emra konkret.
Kujtojmë se ka qenë ka qenë një kallëzim I Partisë Demokratike që akuzonte për shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe sipërmarrësit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që vuri në lëvizje SPAK.
Kjo e fundit shënoi hetimet pas shkeljeve që u konstatuan në dokumentacion dhe më pas zhvilloi një hetim për emrat e përgjegjësve, ndërsa sipas kallëzimeve të kryera, koncensionet e inceneratorëve I kanë shkaktuar shtetit një dëmë prej 430 milionë euro.
Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka bërë kallëzim për inceneratorët, si një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama. Ka qenë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka depozituar në ngarkim të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako.
© SYRI.net