Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Vrasja e dyfishtë në Pejë, Nikçi: Rast tronditës, po zhvillohen hetime intensive

Vrasja e dyfishtë në Pejë, Nikçi: Rast tronditës, po zhvillohen hetime intensive

18:14, 09/09/2021
A+ Aa A-

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Pejë, duke tronditur opinionin publik.

I vdekur ka mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për Pejën, si dhe Blerand Kadrijaj, po ashtu funksionar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu. Në lidhje me ngjarjen, ka folur për Syri Tv në një lidhje me Skype, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Janë duke u zhvilluar hetime në lidhje me ngjarjen. Janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë. Rasti ka ndodhur pranë shtëpisë së një prej viktimave. Vendi i ngjarjes është ende nën vëzhgim nga Policia e Kosovës.

Po zhvillohen të gjitha hetimet në bashkëpunim me policinë, për të zbuluar rastin fatal. Vëllai i Astrit Ademajt është në paraburgim aktualisht. Në vendngjarje janë marrë dy armë zjarri, pamjet e kamerave, hetimet janë të fokusuara në disa pista. Është herët për të thënë se cilat janë rrethanat dhe hetimet e pasi të përfundojnë hetimet do të dalim në njoftim zyrtar për rastin”, deklaroi Nikçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco