Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Aktivisti nga Tetova lëshon alarmin: Ka më shumë se 24 të vdekur nga zjarri në spitalin e COVID

Aktivisti nga Tetova lëshon alarmin: Ka më shumë se 24 të vdekur nga zjarri në spitalin e COVID

17:01, 09/09/2021
A+ Aa A-

Në lidhje “Skype” në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, aktivisti nga Tetova, Arjanit Xhaferri, foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Spitalin e COVID-19, ku prej zjarrit të rënë kanë humbur jetën 14 persona.

“Ka patur shqetësime mbi standardet e ndërtimit të këtyre spitaleve ku po trajtohen të sëmurët me COVID. Edhe më herët kanë qarkulluar në media lajme se objekti nuk i plotëson standardet për një trajtim të tillë”, thotë fillimisht Xhaferri, i cili më tej shton: “Problemi këtu është që inspektimet nuk dihet nga kush janë bërë.

Në rrjetet sociale janë parë fotografi të postuara nga drejtori ekonomik i spitalit që thotë se ka bërë inspektimet. Nuk dihet nëse drejtori ekonomik i spitalit ka certifikatën e duhur për të inspektuar instalimet elektrike që mund të kenë krijuar shpërthimin”.

Deri tani janë konfirmuar 14 persona që kanë humbur jetën, por aktivisti Xhaferri deklaron se ky numër është më i madh.

“Ky shpërthim ka marrë jetën 14 personave, por nga bisedimet që kam patur sot me efektivë të njësive kundër zjarrit në Tetovë ata deklarojnë se janë nxjerrë nga dhomat e djegura më shumë se 24 persona. Pra, numri i viktimave mund të jetë më i madh se kaq (14)”, deklaroi aktivisti nga Tetova, Arjanit Xhaferri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco