VIDEO/ Tragjedia në Spitalin e Tetovës, Hamzai: Shkak dyshohen bombolat e oksigjenit

VIDEO/ Tragjedia në Spitalin e Tetovës, Hamzai: Shkak dyshohen bombolat e oksigjenit

16:45, 09/09/2021
A+ Aa A-

Spitali Modular në Tetovë është djegur tërësisht, duke shkaktuar një tragjedi të madhe, me 15 të vdekur.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, foli për Syri Tv, gazetari nga Tetova, Emir Hamzai.

Hamzai theksoi se shkak për këtë ngjarje të rëndë mund të jenë bërë bombolat e oksigjenit, ndërsa vuri në dukje se tragjedia ka tronditur rajonin.

“Shkaku i zjarrit mund të ketë qenë për shkak të lidhjeve jo të mirë të energjisë elektrike. Ngjarja ka tronditur rajonin. Po hetohet gjithçka që ka ndodhur. Zjarri mund të jetë shkaktuar edhe nga bombolat e oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë shprehet se spitalet modulare janë sipas të gjitha standardeve. Edhe kompania që ka ndërtuar spitalet, ka hedhur poshtë pretendimet.

Deri tani është kërkuar prani policore në spitale për të rritur sigurinë, por nuk ka pasur prononcim, duke mos pasur transparence të madhe nga institucionet. Një vajzë e re ishte kujdesur për nënën dhe bashkë me nënën kanë vdekur e kjo ishte pikëlluese. Spitalet kanë qenë në funksion në muajt e fundit. Kryesisht viktimat janë të moshave 50 deri 60 vjeç. Ndërhyrja e emergjencës ka qenë e vonuar. Kur kemi parë viktimat sesi kanë dalë ka qenë shokuese”, deklaroi Hamzai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco