VIDEO nga SYRI TV/ Rama inspektim në Laç, ndarja e banesave do bëhet me short

VIDEO nga SYRI TV/ Rama inspektim në Laç, ndarja e banesave do bëhet me short

15:41, 09/09/2021
A+ Aa A-

Lagjja e re në Laç, do të jetë gati në fund të muajit shtator, ndërsa ndarja e familjeve në banesa, do të bëhet përmes shortit. Lajmin e dha ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, gjatë inspektimit, në Laç, së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Nga SYRI TV

Lagja e re e qytetit të Laçit,e financuar nga qeveria turke do të jetë gati në fund të muajit shtator. Por familjet do ti marrin çelësat vetëm përmes një shorti. Gjatë inspektimit të kryeministri Edi Rama, në kantierin e lagjes në Laç, ministri për rindërtim, Arben Ahmetaj bëri me dije se ndarje e hyrjeve për familjet do të behet fillimisht me prioritete dhe pastaj me short.

Rama, nuk i kurseu komplimentet pwr kryebashkiaken e Laçit, Majlinda Carën, të cilës i kërkoi edhe ngritjen e një ekipi menaxhimi, që të administrojë zonën e re.

Lagjja e re në Laç, që po ndërtohet pas tërmetit tragjik të vitit 2019, përmban 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, nje shkollë dhe qendër tregtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco