Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë në Tetovë

Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë në Tetovë

08:16, 09/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një ngushëllim për tragjedinë që pllakosi Tetovën në Maqedoninë e Veriut, pas zjarrit që mori shumë jetë në spitalin Covid të qytetit mbrëmjen e së mërkurës.

Me një përshëndetje të përzishme, Rama shkroi në Fb:

"Mirëmëngjes dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja."


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco