Mediat gjermane: Nis dërgimi në Shqipëri i afganëve të padëshiruar

Mediat gjermane: Nis dërgimi në Shqipëri i afganëve të padëshiruar

19:20, 08/09/2021
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv gjerman, N-TV raporton se kanë nisur të vijnë në Shqipëri afganët që ishin vendosur në bazën amerikane të Ramstein në Gjermani.

N-TV raporton se javën e kaluar, një fluturim i ushtrisë gjermane ka sjellë në Shqipëri 39 qytetarë afganë.

Sipas këtij rrjeti, lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin.

Fluturimi është realizuar më 1 shtator.

Mijëra afganë janë vendosur në bazën e Ramstein në Gjermani. Por pavarësisht se SHBA kishte deklaruar se ata do të largohen të gjithë në drejtim të Amerikës, mijëra prej tyre kanë nisur të kërkojnë azil në Gjermani.

Sipas gazetës BILD, ata nuk do lejohen të hyjnë në SHBA. Për këtë arsye, afganët do dërgohen në vende të treta si në Shqipëri.

Kujtojmë se gazeta BILD ka raportuar se mes afganëve të evakuuar ka pasur edhe pedofilë dhe përdhunues. Po ashtu, një numër i lartë i tyre akuzohen për krime serioze dhe janë rrezik potencial për sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skendua08/09/2021 22:50

Prostituta do ishte e lumtur tja merte nji afganistanezi posht krevatit te vet,.....prostituta politike

Skendua08/09/2021 22:49

Prostituta do ishte e lumtur tja merta nji afganistanezi posht krevatit te vet,.....prostituta politike

Ncnc08/09/2021 19:44

Po çne qe percakton BE apo gjermania se ku duhet te shkojne afganet dhe pse pikerisht ne Shqiperi. BE sikur foli se do bisedonte per te ndihmuar strehimin financiatisht dhe llogjistik ne vendet e treta kufitare me afganistanin. Apo ka qene deklarate evazive dhe kane pasur parasysh Shqiperine si vend te trete kufi me BE. Pisllek qe vjen nga tentakulat e sorros ne Shqiperi. OJF-te e tyre prane qeverise mezi po presin nga babezia per te pervetesuar fonde ne sebep strehimin e tyre dhe ta bejne geto shqiperine.

Trx08/09/2021 19:32

Te fala oltes qe do ti luste me shume deshire te qendronin ne shqiperi keta intelektuale afgane qe nuk i do askush dhe askush nuk flet per rreziqet qe vijne nga qendrimi i "perkoheshen" i tyre ne shqiperi.

Berti08/09/2021 19:28

Afganet qe kan ngel rrugeve jan tradhetaret e afganeve spiunat e americaneve duhet te kthehen ne afganistan se ua tregojne vendin

Berti08/09/2021 19:25

Pse jo me ata funderina qe kemi ne qeveri

Shto koment

Denonco