VIDEO/ Zusi: Rritja e çmimit të bukës problem sensitiv, nuk ka asnjë transparencë

VIDEO/ Zusi: Rritja e çmimit të bukës problem sensitiv, nuk ka asnjë transparencë

18:19, 08/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i Shoqatës së Përpunuesve të Shqipërisë, Alban Zusi, në një intervistë në Edicionin e Pasdites Syri Tv, foli për problemin e rritjes së çmimit të bukës.

Zusi theksoi perballe moderatores Armela Ferko, se rritja e çmimit të bukës është një problem sensitiv, duke shtuar se për këtë çështje nuk ka transparencë.

“Nuk na thuhen shkaqet e rritjes së çmimit të bukës. Nuk ka logjikë tregu, por ndoshta përdorim sebep tregu, për të krijuar situatë më fitimprurëse. Nuk po flasim për një produkt që është i dorës së dytë, por është produkt jetësor, pa të cilin nuk mund të bëhet dot. Rritja e çmimit të bukës është problem sensitiv.

Në produkte ku njerëzit nuk bëjnë dot pa të, edhe mund të ketë rritje, edhe ndodh, ama te buka, që është produkt jetësor, qeveria duhet të ndërhyjë. Duhet menduar për pensionistët, për shtresat në nevojë, që ushqimin e kanë pjesë kryesore të shportës. Prodhuesit duhet të marrin vendime, që janë të duhurat. Duhet të ulen taksat e ushqimeve”, deklaroi Zusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco