Zjarret në vend, Diku: Volumi i pyjeve është ulur 32 përqind, duhen dekada për të zëvendësuar dëmin

Zjarret në vend, Diku: Volumi i pyjeve është ulur 32 përqind, duhen dekada për të zëvendësuar dëmin

17:55, 08/09/2021
A+ Aa A-

Eksperti i mjedisit Abdulla Diku, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, foli për situatën nga zjarret në vend.

Diku theksoi se 20 mijë hektarë pyje janë djegur këtë vit. Ai shtoi se duhen dekada të tëra për të zëvendësuar pyjet që janë djegur.

“20 mijë hektarë janë djegur këtë vit. Duhen dekada për të zëvendësuar pyjet e djegura. U keqpërdor fondi i pyllëzimit. Problem është edhe prerja e pyjeve pa asnjë kriter. Volumi i pyjeve është ulur me 32 përqind. Shfrytëzimi i pyjeve është pa kriter në raport me rritjen. Problemi i keqmaxhimit të pyjeve sa ka ardhur duke u keqësuar. Humbja e tokës nga erozioni ka kosto shumë të madhe. Zonat me më shumë shpyllëzime janë Librazhdi, Korça, Erseka, Mati, Puka etj.

Shifrat janë katastrofike, që edhe në vendet më të prapambetura të botës nuk ekzistojnë. Mbaj mend se në Bosnjë, drejtor pyjesh ishte serb, por pavarësisht kësaj, ai nuk lejoi që të shkatërrohen pyjet. Ne nuk mbrojmë dot shtëpinë tonë. Menaxhimi i territorit është jashtë kontrollit, njerëz që nuk kanë dëshirë dhe pajisje për t’u marrë me menaxhimin e pyjeve, duhet reformë e thellë për pyjet, se ndryshe do bëhemi vendi i vetëm në Europë pa pyje”, deklaroi Diku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco