Pikëpyetjet e gazetarit Çollaku: A asgjësohet vërtetë droga që sekuestrohet nga policia?

Pikëpyetjet e gazetarit Çollaku: A asgjësohet vërtetë droga që sekuestrohet nga policia?

17:19, 08/09/2021
A+ Aa A-

Raporti i fundit i Europol i vendos shqiptarët në vendin kryesor të trafikut të kokainës në Europë. Raporti thekson se grupet mafioze shqiptare janë të parët në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

Duke komentuar këtë raport në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku ka ngritur pikëpyetje në lidhje me asgjësimet e drogës nga policia.

Duke folur përballë moderatores Armela Ferko, Çollaku u shpreh se ka dyshime në lidhje me këtë gjë.

‘Grupet mafioze shqiptare trafikojnë në të gjithë Europën. Shqipërinë e kanë vetëm vendin e llogarive. Shohim shifra të pakta të sekuestrimit të heroinës.

Shqipëria në 2 dekada kemi qenë një urë e pashembur e këtij trafiku dhe tani vërehet se edhe pse trafiku vazhdon dhe urat vazhdojnë, sekuestrimet janë minimale. Linja turke është e fortë duke u zgjeruar deri në Afganistan, ndërsa sekuestrimet në Shqipëri janë minimale.

Historia e refugjatëve përveç çështjeve humanitare ka një shteg ku mund të infiltrohen personazhe kriminale. Kemi lidhje me Afganistanin, por edhe me vende të tjera si në Kolumbi, Ekuador.

Në Maminas u kap mbi 600 kilogramë kokainë, por në të vetmin vend në botë, veç në Shqipëri ndodh që të arrestohen vetëm dy shoferë. Nuk kanë asnjë mundësi këta dy persona të jetë të vetmit në këtë trafik. Ajo kokainë ishte destinuar për në Europë, dhe mund të ketë shkuar atje ku ishte nisur, pasi në laboratorë mund të kemi niseshte dhe me ca firma është asgjësuar.

Sekuestrimet e drogës në vitin 2013-2014, droga e Lazaratit nuk gjendet asnjë procesverbal që është asgjësuar. Ku ka shkuar kjo drogë e sekuestruar?’, tha gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tufi08/09/2021 19:43

Pyetje me shame bones.pergjigja dihet

Shto koment

Denonco