VIDEO/ Parlamenti i ri, Çela: PS përdori administratën në zgjedhje, s’ka vizion për të ardhmen

VIDEO/ Parlamenti i ri, Çela: PS përdori administratën në zgjedhje, s’ka vizion për të ardhmen

16:56, 08/09/2021
A+ Aa A-

Analisti Erlis Çela, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Çela thekson se PS përdori administratën në zgjedhje, duke shtuar se nuk ka vizion për të ardhmen.

“PD po përballet me sfidë të madhe. Partia Demokratike rikthehet në institucione. PS përdori administratën në zgjedhje. Debat do jetë fakti se Berisha është në parlament. PS nuk ka asnjë vizion për të ardhmen. Maxhoranca nuk ka ndryshuar sjellje. Taulant Balla, edhe pse kishte të deformuar rezultatin, ishte më i votuari. Rama nuk qeveris dot pa konflikt, andaj i duhet konflikti.

Maxhoranca na shprehet se problemi i Shqipërisë na qenkërka se a është Berisha në parlament a jo, e në fakt nuk është aspak kështu. Nuk është problem fakti a është Berisha në Kuvend. Është e njëjta retorikë që maxhoranca vazhdon ta përdorë zakonisht. Pesha e Ballës do të ulet në PS. Rama nuk do forcimin e anëtarëve të thjeshtë të Partisë Socialiste. Rama nuk ka të qartë se çfarë do bëjë në mandatin e tretë. Rama nuk është lider i pranueshëm nga ana e BE-së. Rama bën shumë retorikë dhe pak nisma konkrete. PD duhet të ketë vizion të qartë se çfarë duhet të bëjë. Në lidhje me arritjen e afganëve, çështja ka shumë mister dhe nuk ka info sa duhet”, deklaroi Çela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco