‘Shqiptarët në tregtinë e kokainës/ David Lega: Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar

‘Shqiptarët në tregtinë e kokainës/ David Lega: Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar

16:13, 08/09/2021
A+ Aa A-

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, ka thënë se disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës.

Ai shkruan në ‘Twitter’, se duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv. Ai shton më tej se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Reagimi i David Lega:

Disa burime konfirmojnë rolin në rritje të grupeve ballkanike në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoritete nga Britani, Gjermania, Italia, Austria, Bullgaria, Greqia, Zvicra, Belgjika identifikojnë grupet shqiptare si veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër krimit të organizuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco