Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

VIDEO/ 'Si gjelat': Kryetarja e Albin Kurtit sulmon deputetin opozitar për krizën COVID, debatit i jep fund Flavio Qarri

VIDEO/ 'Si gjelat': Kryetarja e Albin Kurtit sulmon deputetin opozitar për krizën COVID, debatit i jep fund Flavio Qarri

14:18, 08/09/2021
A+ Aa A-

“Ndoshta Kosova dhe Shqipëria po largohen pak për shkak të dy gjelave respektivë që këndojnë në majë të plehut, por kur i shohim debatet politike... e kuptojmë që vazhdojmë të jemi një komb.” Me të tilla fjalë është detyruar t’i japë fund sot, përplasjes midis dy politikanëve kosovare opozitarë për menaxhimin e krizës së COVID në Kosovë, moderatori Flavio Qarri në emisionin “Kafe Shqeto”.

Znj. Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Zv.Presidente e Vetëvendosjes, ia hodhi poshtë të gjitha akuzat deputetit të PD-së Bekim Haxhiu se qeveria e Albin Kurtit po e menaxhonte keq pandeminë, vaksinimin dhe madje edhe se po manipulonte shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

Pasi deputeti Haxhiu e konsideroi si papërgjegjëshmëri totale nga ana e Qeverisë Kurti, mënyrën se si po e trajtonte pandeminë, znj. Kollçaku i drejtoi gishtin e akuzës si të papërgjegjëshëm, vetë deputetit Haxhiu, i cili sipas saj, që vinte në pikëpyetje vërtetësinë e rasteve me COVID në Kosovë dhe të vetë vaksinave, duke keqinformuar qytetarët për to.

Znj. Kollçaku theksoi disa herë se ndiente “keqardhje të madhe për këto akuza drejtuar drejtuar “klinicistëve”, siç e theksoi, “sepse këto akuza nuk i drejtohen Ministrit të Shëndetësisë, - tha ajo, - se për shkakun e vdekjes e vendos klinicisti…

Siç thotë Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar, Dr. Valbon Krasniqi, nuk mund të bëhet fjalë fare për fshehje të rasteve; Tek e fundit ata qytetarë jetojnë në Republikën e Kosovës, familjarët e tyre, dhe të fshehësh raste në një territor kaq të vogël ku e njohin njeri tjetrin secili dhe sidomos që krejt stafin (e spitaleve) e kemi trashëguar, qoftë dhe nga koha e PD-së, kur edhe vetë drejtori aktual është emëruar nga qeveria Hoti - të ngresh akuza ndaj klinicistëve është për keqardhje.

Kushdo që ka, të deponojë në Prokurori çfarëdo dyshimi, por këtu mos ta harrojë se i drejtohet klinicistëve për fshehjen e rasteve, jo Ministrit, se Ministri nuk shkon në klinika e spitale rajonale e të vendosë firma për shkakun e vdekjes të kujtdo që ka vdekur këto ditë.

Pra, unë e pyes deputetin nëse flasim për vaksinim...se edhe nga foltorja e Kuvendit ka vënë në pikëpyetje validitetin e vaksinave, një donacion nga Norvegjia; e ka vënë në pikëpyetje afatin e tyre edhe pse ato kanë pasur të mjaftueshëm të koordinohen dhe fatkeqësisht kemi pasur një hezitim të madh nga qytetarët që të vaksinohen me AstraZeneka, pikërisht nga njerëz të papërgjegjshëm që kanë vënë në pikëpyetje qoftë edhe një vaksinë. Paraprakisht është dashur të shkojë e të sigurohet për deklaratat dhe këtu, deklaratat e pëpapërgjegjshme tani për fshehje të rasteve janë shumë për keqardhje,” përfundoi Qarri.

Debati në studiu vazhdoi më tej dhe përfshiu në një rast dhe moderatorin Qarri, që u detyrua të çtensiononte situatën duke i thënë zonjës se nuk ishte ai “armiku’, por ishte COVID-19./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni debatin:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco