Grenell: Një vit nga marrëveshja historike Kosovë-Serbi e nxitur nga Donald Trump

Grenell: Një vit nga marrëveshja historike Kosovë-Serbi e nxitur nga Donald Trump

13:56, 08/09/2021
A+ Aa A-

Nga Richard Grenell

Një vit më parë, më 4 shtator, bota mirëpriti nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump bëri bashkë Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Avdullah Hoti për të hedhur një hap gjigant drejt zgjidhjes së konfliktit historik.

Ishte vizioni i Donald Trumpit që Kosova e Serbia të normalizonin marrëdhëniet e tyre ekonomike e të shënonin nisjen e një rivitalizimi komplet në të gjithë Ballkanin. Presidenti Trump besonte se konflikti ndikonte në punësim dhe zhvillimin ekonomik për këdo që ishte i përfshirë. Ai besonte edhe se strategjia e bisedimeve politike pa fund, nën udhëheqjen e evropianëve, nuk po sillte rezultate.

Për fatin e keq të Ballkanit, administrata Biden zgjodhi pozicionin e kundërt. Presidenti Joe Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë e gjithë rajonin, dhe ka vendosur të mos përfshihet. Ai nuk ka asnjë të dërguar presidencial për negociatat dhe nuk ka diskutime apo plane për rajonin në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka vizita të nivelit të lartë të planifikuara nga zyrtarët e SHBA dhe as data për vizita të liderëve ballkanikë në SHBA.

Megjithatë, ka një miratim të plotë nga Biden të procesit të Bashkimit Evropian. BE është tani në krye të strategjive të zhvillimit të Ballkanit dhe të bisedave për normalizim marrëdhëniesh. Dhe siç e kemi parë nga ritmi i bisedimeve për anëtarësim në BE, popujt e Ballkanit s’kanë për të marrë ndonjë ndihmë tani afër.

Por Presidenti Trump ende beson se secila palë duhet të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim Ekonomik të vitit 2020, pavarësisht mungesë së lidershipit nga Biden. Administrata Trump besonte se hapat e Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit ekonomik do ta zvogëlonin fuqinë dhe rëndësinë e konfliktit dhe të çështjeve emocionale politike e do të shërbenin si prerekuizitë për një zgjidhje të përhershme të konflikteve politike. Dhe vizioni i Presidentit Trump funksiononte. Përmes negociatave të luftuara fort, palët ranë dakord për ndërtimin e një linje hekurudhore si dhe për të vendosur fluturime direkt midis Prishtinës e Beogradit.

Nën Trumpin, Serbia dhe Kosova ranë dakord edhe për hapjen dhe vënien në funksionim të pikës së kalimit të kufirit në Merdare. Kjo pikë kalimi tashmë e hapur duhet të jetë vetëm fillimi i lëvizjes së lirë të mallrave e njerëzve midis Serbisë e Kosovës. Trump ende beson se secila palë duhet të njohë diplomat dhe certifikatat profesionale të e tjetrës dhe të hyjë në zonën mini Schengen të shpallur nga Serbia, Shqipëru dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019.

Premtimet e mëparshme për të mbrojtur e nxitur lirinë e fesë, përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve të shenjta, dhe rikthimin hebrenjve të pasurive të tyre gjatë periudhës së Holokaustit ia vlen të zbatohen, ndonëse administrata Biden nuk po iu kushton vëmendje. Ekipi i Trumpit shpreson që të dyja palët do të vazhdojnë me përkushtimin për të ndihmuar në dekriminalizimin e homoseksualitetit në 69 vendet ku aktualisht është i paligjshëm, si dhe të zgjerojnë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Ndoshta më e rëndësishmja – për popujt e rajonit, palët e përfshira në bisedime dhe për historinë dhe të ardhmen e rajonit – Trump beson se palët duhet të ruajnë përkushtimin në përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar trupat e personave të humbur që nga lufta e dy dekadave më parë.

Por hapja historike e 4 shtatorit 2020 ka një kusht që tashmë është çuar dëm nga administrata Biden. Ishte indinjuese tek shihja se si Biden i ka injoruar paralajmërimet e mia gjatë këtij viti se një nga pikat më të vështira të marrëveshjes ishte drejt skadimit: Moratoriumi njëvjeçar i përpjekjeve të Kosovës për anëtarësime të reja në organizatat ndërkombëtare dhe moratoriumi njëvjeçar i fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës (nga vendet që e kanë njohur atë – Syri.net).

Fatkeqësisht, përkushtimi njëvjeçar tashmë ka mbaruar dhe palët nuk janë më të obliguara ta mbajnë premtimin. Është jashtëzakonisht zhgënjyese që Joe Biden as nuk u përpoq që ato ta zgjatnin periudhën e premtimit.

Presidenti Trump këmbëngulte që nga fillimi se krijimi i besimit ishte hapi i parë në procesin e krijimit të mundësive dhe të të ardhmes për të rinjtë, në vend të larjes së hesapeve, simbolizmit apo korrigjimin e gabimeve historike. Ekipi i Trumpit gabohej kur mendonte se larja e hesapeve për vogëlsira midis kundërshtarëve politikë ishte problem vetëm i Ballkanit; tani ne po shohim që administrata Biden ka të njëjtën vështirësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari08/09/2021 15:56

Besoj se e ka "mesuar" te verteten per Betejen e Fushe-Kosoves ...Ndofta "ja ka shpjeguar" Rama kur drekuan ne Dhermi se bashku ... PS. Thone "thashethemexhinjt" , se ky ka halli e Serbise dhe jo te Kosoves. ZOT na rruaj...!

Shto koment

Denonco