Edi Rama bën të detyrueshme vaksinën edhe për administratën: Kush nuk do, nuk hyn në ...

Edi Rama bën të detyrueshme vaksinën edhe për administratën: Kush nuk do, nuk hyn në ...

12:54, 08/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama teksa ka vizituar qendrën shëndetësore numër 1 në kryeqytet, ku ka rifilluar dhe shërbimi për kontrollin mjekësor bazë (Check up), ka bërë thirrje dhe njëherë për vaksinimin e qytetarëve, ndërsa tha se vaksina do të jetë e detyrueshme dhe për punonjësit e administratës.

Rama tha se personat e shëndetshëm nuk kanë se pse të rrezikohen nga njerëz që besojnë në teori konspirative, ndërsa thirrja iu drejtua kryesisht studentëve. Numri 1 i qeverisë e përsëriti dhe njëherë tjetër vendimin që asnjë student nuk do të lejohet që të jetë pjesë e auditoreve në rast se refuzon marrjen e vaksinës, dhe shtoi se kostot për secilin do të jenë personale.

Siç e ka zakon, Rama tha se masat që po ndërmerren në Shqipëri janë më të buta se vendet e tjera, dhe përmendi dhe një shoqërim me forcë që në fakt asnjë shtet nuk e ka bërë për kryerjen e vaksinave.

Edi Rama: Gjëja që duhet përsëritur që duhet të kuptohet nga të gjithë, probabiliteti i infktimit në radhët e të vaksinuarve është e ulët, dhe të mbron nga rastet e rëndë. Tjetra që është shumë e rëndësishme, studebntët që nuk do të vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore. Pjesë e shëndetshme nuk mund të rrezikohet nga ata njerëz që besojnë te teoritë konsirative, askush nuk do ti marrë me forcë, por nuk mund të qëndrojnë në të njëjtat ambiente.

E njëjta gjë vlen dhe për mësuesit, e njëjta gjë vlen dhe për administratën, aty ku janë mjedise publike ke detyrimin të vaksinohesh për të tjerët. Në fund të ditës nuk mund të kërcënosh të tjerët. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, ndaj dhe jemi shumë më të mbrojtur sot, nëse ne nuk do të kishim siguruar vaksina, ne do të numëronim larg qoftë sot dhjetra të vdekur.

Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë jo po Bill Gates jo po George Soros, të tjerët ta bëjnë mësimin online, dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Gjithë bota po i bën, në këtë rast ne e kemi më të butë si masë, nuk do vazhdo. Në mjedise ku të tjerët duan të mësojnë, të punojnë ti nuk hyn dot.

Silva Bino: Ne kemi vënë re se gjatë kësaj jave ka një rritje të numrit të personave që duan të vaksiohen.

Edi Rama: Nuk mund të hysh në auditor nëse nuk je i vaksinuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fredi08/09/2021 19:39

O kokrra e legenit ! Hajde ti i pari bashke me familjaret e tu dhe beje haptas vaksinen merre ne at shishe qe do ta marr un ateher te besoj dhe jam plotesisht dakort. Por ti je legen dhe mashtrues se ti nuk ke ba vaksin por ke marr SORUM ate dite qe dole ne televiz...gjoja se poban vaksinen, ajo ishte vetem mashtrim se ajo qe te ka ba vaksinen ka fole ,se nuk ka qen vaksin por sorun

Swab08/09/2021 14:38

Nxirr urdherin dhe merr pergjegjesi per cfare Po flet.stop propagandes dhe moralit me sens shantazhues.Nese vaksina ka propabilitet dyshues Jo provues100/per qind mbrojtes dhe eshte e ne disa raste dhe e demshme ku e merr guximin te vendosesh masa shtrenguese ?nese qofte se edhe nje qytetar I vaksinuar humbet jeten ose per pasoje te masave shtrenguese humbet te drejten e punes dhe jetes kush eshte ai bord ekspertesh mjeke dhe juristesh qe te mbroje ne nje proces te mundshem gjyqesor?

Shto koment

Denonco