VIDEO/ Të zhytur në stresin e trafikut, qytetarët shpërthejnë me sharje ndaj Ramës e Veliajt

VIDEO/ Të zhytur në stresin e trafikut, qytetarët shpërthejnë me sharje ndaj Ramës e Veliajt

11:59, 08/09/2021
A+ Aa A-

Qytetarët e Tiranës po kalojnë një tjetër ditë të zhytur në stresin e trafikut të rënduar. Jo vetëm kaosi në Unazë, por si zgjidhje, Bashkia e Tiranës ka gjetur bllokimin e rrugëve që lidhin zonën e Kasharit dhe Yzberishtit me Unazën e Re.

Pa asnjë paralajmërim, qytetarët janë gjendur në grackën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në Bulevardin e Yzberishit, pasi gjatë natës janë vendosur blloqe betoni duke zënë në grackë shoferët, që janë detyruar të qëndrojnë për afro 1 orë të bllokuar.

Në këtë aks nuk është vendosur as sinjalistikë paralajmëruese për bllokimin e Bulevardit të Kasharit, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin rrugë alternative, porn ë këto kushte janë detyruar të devijojnë në rrugët e amortizuara mes lagjeve të lëna në harresë  nga ana e Bashkisë.

Ky bllokim duket se ka për qëllim që të shmanget aksesimi i Unazës së Re nga qytetarët, e në këtë mënyrë, Bashkia dhe Qeveria zgjidhin problemin e tyre duke larguar vëmendjen e opinionit dhe medias që prej ditësh janë duke denoncuar skandalin dhe kaosin e krijuar prej institucioneve në këtë aks. Të gjendur përballë kësaj situate, duket se dhe qytetarëve u është sosur durimi duke shpërthyer në akuza e ofendime ndaj drejtuesve të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/09/2021 12:14

OH SA MIRË QË PO UA BËJNË!!! OH SA MIRË ME QENË SHQIPTAR O HEJ!!! MOS U ANKONI O SHQIPTARË!! NË FILLIM ATA TË DY UA KISHIN FUTUR GISHTIN NË BYTHË, JUVE U VINTE MIRË OSE NUK E NDJENIT!! TANI QË UA FUTËN HURIN SA KRAHU, MOS U ANKONI!!! VETË I VOTUAT, VETË UA SHITËT VOTËN, VETË U LATË NË DUAR JETËN TUAJ DHE TË GJITHË BOTËN!!! TA GËZONI, DHE BYTHËN MIRË SHTËRNGOJENI EDHE PËR 40 VITE TË TJERA!!! PRANDAJ AS NUK E RRUAJNË FARE TRAPIN DHE BYTHËN ATA NGA SHARJET, OFENDIMET DHE ULËRIMAT TUAJA!!!

Shto koment

Denonco