Edhe 2 fëmijë dhe 5 shtatzana vdekur nga Covid në Kosovë, Haxhiu: Papërgjegjshmëri totale e qeverisë!

Edhe 2 fëmijë dhe 5 shtatzana vdekur nga Covid në Kosovë, Haxhiu: Papërgjegjshmëri totale e qeverisë!

11:40, 08/09/2021
A+ Aa A-

Me dy fëmijë të vdekur dhe 5 gra shtatzëna që humbën jetën nga COVID-19 javën e fundit, Kosova gjendet buzë katastrofës shëndetësore dhe shkak për këtë nuk është tjetër përveçse paaftësia e qeverisë Kurti për të parashikuar rrezikun që po afrohej dhe keqmenaxhimi i situatës shëndetësore prej saj. Keqmenaxhimi, pasi lirimi i masave u bë pa vaksinim masiv dhe ky i fundit, në vend që të vazhdojë pa ndërprerje, nuk kryhet ditët e shtuna dhe të diela.

Kështu gjykon Bekim Haxhiu, deputeti kosovar i PD-së dhe anëtari i Komisionit parlamentar për Shëndetësinë në Kosovë, i cili foli sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV për këtë problem dhe ku u përball me znj. Fatmire Kollçaku, mjeke epidemiologe, kryetare e Komisionit parlament të Shëndetësisë dhe Zv.Presidente e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazetarja Dori Daka iu drejtua të dyve me një pyetje të përbashkët:

“Situata alarmante në Kosovë për shkak  të koronavirusit, ku vetëm dje ka pasur 28 jetë të humbura, vjen për një shkak të një keqmenaxhimi të të gjithë situatës në vijimësi nga ana e autoriteteve shëndetësore apo si pasojë e një agresiviteti specifik të virusit në Kosovë?”

Z. Bekim Haxhiu tha: “Pa dyshim që situata aktuale për shkak të keqmenaxhimit prej qeverisë të situatës pandemike, lirimit të masave pa kriter dhe dështimit në vaksinimin masiv të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa nuk kemi pasur një vaksinim masiv, kemi pasur lirim të masave. Ky lirim i masave duke njohur edhe duke ditur që varianti Delta ishte në Evropë dhe në Ballkan, normalisht që edhe ne si qytetarë të Republikës së Kosovës kemi qenë të rrezikuar dhe qeveria  e Kosovës nuk e ka paraparë këtë rrezik në të cilin po e fut vendin.

Kemi ardhur në një situatë jashtëzakonisht të rëndë në aspektin e menaxhimit shëndetësor. Vetëm në 15 ditët e fundit janë 331 raste vdekjesh, dje kemi pasur edhe humbjen e jetës së një fëmije 2 vjeç dhe tre ditë më parë edhe të një fëmijë trejavësh. Po, këto janë dy fëmijët e parë që kanë humbur jetën nga COVID-19, pas pesë grave shtatzana që humbën jetën javën e fundit, jemi në një situatë vërtetë të rëndë shëndetësore dhe pandemike dhe masat e qeverisë kanë qenë të pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë buzë katastrofës shëndetësore në të cilën është futur vendi.” /ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistat e plota:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco