Lajmi i fundit

TASK FORCE/ SPAK, dështimi me 'fytyrën' e Altin Dumanit

Zhdukja e shtresës së mesme!

Zhdukja e shtresës së mesme!

10:24, 08/09/2021
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Pak ditë më parë në media u publikuan të dhënat në lidhje me rritjen e pagave dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Të dhënat që kishin si burim INSTAT dëshmonin atë që opozita ka proklamuar prej kohësh, zhdukjen e shtresës së mesme dhe rritjen e numrit të të varfërve në vend. Kjo ekonomi e pabarabartë dhe që nuk prodhon rritje ekonomike të shqiptarëve mund të prodhojë vetëm një polarizim të tejskajshëm.

Arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë pashmangshmërisht të lidhura me politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama. Vendosja e politikave fiskale si taksa progresive deri me 23% dhe që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe vendosja e taksave abuzive në kundërshti me çdo logjikë fiskale kanë ndikuar negativisht. Për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqënies.

Mirëpo e keqja duket se do të rritet, pa dashur të jem pesimiste. Vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë, qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën. Këtyre duhet t’i shtojmë edhe situatën me borxhin publik që duket se ka prekur 100% të PBB-së, kontratat me PPP janë gjithashtu një barrë për buxhetin. Pra, buxheti nuk ka më para për t’ia hedhur ekonomisë, qytetarët shihen si një lopë për t’u mjelë.

Zgjidhja në këto kushte është ndryshimi total i logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasemi qytetarëve. Ky i fundit duhet të jetë në piedestal të sistemit tatimor. Biznesi duhet të jetë në fokus të sistemit tatimor.

Jam e sigurtë që kjo nuk vjen dot nga kjo qeveri, sikundër e sigurtë që forcimi i shtresës së mesme, profesionisteve, dhe vleresimi i punës nuk vjen dot nga keto njerëz që drejtojnë në humnerë vendin prej 8 vitesh!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/09/2021 13:54

PO KJO DIHET. KA 8 VJET QË PO NDODH JO VETËM NË SHQIPËRI POR NË BALLKAN DHE NË BOTËN SOROSIANE DHE KËSHTU DO TË VAZHDOJË!! NA RROFSHIN UNIVERSITETET DHE DIPLOMAT QË KEMI, PASI SHTRESA E MESME PO ZHDUKET PLOTËSISHT, JO VETËM NË SHQIPËRI POR ËSHTË NJË PROJEKT SOROSIAN GLOBAL KUDO KU AI KA INFLUENCË DHE ATJE KU NË PUSHTET JANË USHTARËT E TIJ TË BINDUR! KËSHTU VEPRUAN. STALINI, E GJITHË LINDJA KOMUNISTE, EDHE ENVER HOXHA KUR VENDOSI REGJIMIN DIKTATORIALO-KRIMINAL KOMUNIST! TË GJITHË TË TJERËT PUNËTORËT DHE INTELEKTUALËT NJËSOJ, PËRVEÇ SHTRESËS INJORANTE, IDIOTE, ANALFABETE SUNDUESE. NËSE NUK KISHIN PARA DHE PASURI, KISHIN TË GJITHA PUSHTET E TJERA, KISHIN GJITHÇKA PËR TË SHTYPUR TË GJITHË SHTRESËN E BËRË NJËSOJ. SEPSE KËSHTU MBETEN VETËM DY SHTRESA TË VARFËRA, TË NËPËRKËMBURA, TË PAFUQISHME, TË DOBËTA, TË NËNSHTRUARA DHE TË SUNDUESHME ME SHUMË LEHTËSI!

altini08/09/2021 11:51

Po moj Jorida po. Thuaji atij shefit tend, qe ka 8 vjet na cau derrasat vetem per shtresen e varfer, per ata qe shiten e blihen me nje thes miell. Se me thene te drejten. te dyja partite kryesore e kane pak frike shtresen e mesme, qe mendojne dhe veprojne lirisht dhe jo sipas oreksit te partise apo kryetarit. Nuk kane faj se te dyja nga partia e punes i kane patur drejtuesit per nje kohe te gjate.

Shto koment

Denonco