Agim Doçi: Pensioni im është shumë komik….

Agim Doçi: Pensioni im është shumë komik….

23:35, 20/04/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, tekstshkruesi I njohur i këngëve shqiptare, midis shumë temave nuk la pa përmendur edhe trajtimin skandaloz që u bëhet artistëve në Shqipëri pasi dalin në pension.

‘Mimi Kodheli më nxorri pak me vonesë në pension, i tha financës jepi 2 rroga, unë dorëzova detyrën.

Rama e prishi 5 qershorin. E njoh mirë që në moshën 11-vjeçare. Ai duhet t’i thërrasë mendjes. Ramës s’po ja shan askush personalitetet e kandidatëve. 

Dëshira e Ramës që ne të rrijmë në ‘hava’. Shqipëria duhet të qëndrojë me këmbë në tokë

Artistët, më të papaguarit.

Rruga e Arbrit nuk është ndërtuar

Ra tërmeti, u tundën të gjitha, Teatri Kombëtar jo. I shkrinë të gjitha pasuritë.  Ne jemi emocionuar kur aktronte Reshat Arbana, Violeta Manushi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli.

Unë nuk mund të votoj për një qeveri e cila e ka humbur ndeshjen me autogola dhe gënjeshtrat që thotë.

Ditën e diel do të shkojnë në kutitë e votimit, duke bërë bilanc, Nëse nuk e di me kë jam, e di me kë s'jam. E kam deklaruar që mua nuk më ka mundur censura.

Duhet urgjentisht të hiqet emri ‘Kosovo’, nga serbo-kroatishtja që do të thotë ‘kush është kjo’. Ajo e ka Dardani. ‘

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco