Basha: Ja për çfarë iu luta Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Basha: Ja për çfarë iu luta Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

21:20, 13/04/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhjen direkte për emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ka riapeluar edhe një herë për sa më shumë testime, që sipas tij, është forma e vetme për të ndalur zinxhirin e transmetimit të përhapjes së Koronavirusit në vend.

Basha zbuloi edhe një nga kërkesat e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për mbylljen e fasonerive, apo bizneseve ku ka një grumbullim të madh njerëzish.

"Në Shkodër kemi marrë vesh për një infermiere që ka qenë e infektuar, trajtoi katër pacientë, njëri ndërroi jetë, por ai i takuan ata familjarët? Ja pse është i rëndësishëm testimi. Rasti i të aksidentuarit që u zbulua vetëm se ndodhi një aksident më pas te Trauma, sot kemi 10 mjekë në karanatinë, po nëse ua kanë përcjellë të tjerëve? Çfarë masash janë marrë? Pa bërë një testim të plotë, të vazhdueshëm e të vështirë do ta kemi të pamundur të hedhim këto hapa, se çdo hap që hidhet pa e ditur ku është virusi, na çon drejt katastrofës. Këtu kemi një dallim të qartë mes asaj që propozojmë ne, dhe asaj që nuk po ndodh nga ana e qeverisë.

I jam lutur edhe gjatë mbledhjes, që ta shqyrojtë me përparësi mbylljen e fasonerive, sot ndodhemi para një fakti që infektimi i një punonjëse është një kambanë e madhe. Duhet veprim i menjëhershëm! Nuk bëhet fjalë për një grupi të vogël njerëzit", tha ndër të tjera Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/04/2020 21:30

PO KU KE TURP TI!!! TY TE MASHTROI ME LEHTESI DHE TE HENGRI SI NJE KAFSHATE PANINE QYSH NE 17 MAJ 2017! NE 17 MAJ 2017 I DHE DOREN, E QEPALLUAT NJERI - TJETRIN, SOT PO I LUTESH!!!! AI DO ISHTE RREZUAR QYSH NE 2017, POR LIKE PAZARXHIU I DHA PUSHTETIN NE 2013, NDERSA TI E LE NE PUSHTET NE 2017!!! I HANI MUTIN TANI DERI NE 2021!!!!

Shto koment

Denonco