Haradinaj: Sulmi i Iranit akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së

Haradinaj: Sulmi i Iranit akt i rëndë agresioni ndaj SHBA-së

16:24, 08/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai shkruan se:

‘E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve’, është shprehur Haradinaj.

‘Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë’, shkruan ai më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco