Lideri i Iranit kërcënon Shqipërinë: Një vend shumë i vogël e i mbrapsht, po komploton me SHBA

Lideri i Iranit kërcënon Shqipërinë: Një vend shumë i vogël e i mbrapsht, po komploton me SHBA

15:32, 08/01/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas sulmeve me raketa kundër dy bazave amerikane në Irak, lideri suprem i këtij vendi Ayatollah Ali Khamenei  ka mbajtur një fjalim në një sallë ku ishin të pranishëm ushtarakët dhe politikanët më të lartë iranianë.

Përveç kërcënimeve ndaj SHBA, Khamnei, ka lëshuar deklarata lufte edhe ndaj  Shqipërinë, edhe pse nuk ja ka përmendur emrin specifikisht.

Duke ju referuar faktit se në vendin tonë strehohen rreth 3200 anëtarë të opozitës iraniane në mërgim, MEK, ai e ka futur vendin tonë në ato shtete që së bashku me armikun e tyre të madh SHBA, po komplotojnë kundër Iranit.

 “Një vend evropian shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë, ka bërë komplot me Shtetet e Bashkuara dhe tradhtarët e MEK, kundër Iranit”, deklaroi sot menjëherë pas sulmeve Khamenei.

Këto kërcënime, edhe për Shqipërinë, vijnë pas vrasjes nga SHBA  të Qassem Soleimanin, komandant i trupave QUDS, të cilat kanë planifikuar më herët për të kryer operacione terroriste në Shqipëri por që janë parandaluar, siç ishte edhe rasti i sulmit të mbetur në tentativë në mars të vitit 2018 në kryegjyshatën botërore në Tiranë, ditën e Novruzit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EF08/01/2020 16:08

Rama te këtë kujdes mund të bombardohemi

t08/01/2020 16:07

Po ndodhi kjo e kemi peshqesh nga 2 karrieristet per etje per pushtet berisha e rama

Shto koment

Denonco