VIDEO nga përmbytjet në Tiranë, ish-deputeti: S’kemi qeveri e as bashki

VIDEO nga përmbytjet në Tiranë, ish-deputeti: S’kemi qeveri e as bashki

14:48, 22/12/2019
A+ Aa A-

Reshjet e shiut kanë shkaktuar kaos dhe përmbytje në kryeqytet. Këto pamje nga LSA tregojnë se si është përmbytur një segment i rëndësishëm në kryeqytet, ai i Unazës së Madhe pranë Kopshtit Botanik.

Në lidhje me përmbytjet reagoi edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

“Shi ka në gjithë botën, por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja e drogës €rion Veliaj bën sehir.

Pse ndodh kjo, është e thjeshtë. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi.

Shqipëria s’ka as qeveri dhe as bashki.

Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.

Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën.

S’mund të tolerohet më!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco