Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, konferencë shtypi me salla “Pjetër Arbnori”,selia PD

Shpërthen zvicerani: S’keni guxim ta thoni, fajin për viktimat e kanë ndërtimet

Shpërthen zvicerani: S’keni guxim ta thoni, fajin për viktimat e kanë ndërtimet

15:18, 29/11/2019
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.

Blick ka intervistuar një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh.

“Kjo nuk duhej të ndodhte,” shan ai.

“Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”.

Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.

I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera. Zvicerani, që dikur ka qenë përfaqësues politik në një parlament kantonal, thotë se këto janë ndërtime kriminale.
“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.

Alther nuk e ndal shpërthimin kur thotë se druhet se kriminelët do të përfitojnë edhe nga tërmeti.

“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”, thotë ai.

Teorinë e tij për ndërtimet e dobëta e mbështet edhe profesori i ETH Zyrih, Bozidar Stojadinovic. Ai thotë se pasi sheh me kujdes fotot, e kupton se bëhet fjalë për ndërtime të dobëta. Sipas tij, ato duhen shembur.

“Ata fokusohen tek fitimi afatshkurtër, në vend që të mendojnë për të nesërmen dhe të investojnë në siguri. Ndërtesat moderne duhet të jenë në gjendje t’i rezistojnë një tërmeti si ai i të martës në Shqipëri,” thotë profesori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 29/11/2019 17:00

Zotria nga zvicra ka te drejte se edhe taksat per 7- 8% fitim i paguajm, marken e betonit e ja garantu gjush akullorja , hekurin e kane merak vete ndertuesit dhe kolaudatoret. Pastaj mjafton te shoheah se si jane rregjistruar apartamentet e ndertuara perball hoteleve te plazhit ne Durres dhe e shikon diferencen midis siperfaqeve faktike dhe sipeefaqeve te rregjstruara.

Koli 29/11/2019 16:59

Zotria nga zvicra ka te drejte se edhe taksat per 7- 8% fitim i paguajm, marken e betonit e ja garantu gjush akullorja , hekurin e kane merak vete ndertuesit dhe kolaudatoret. Pastaj mjafton te shoheah se si jane rregjistruar apartamentet e ndertuara perball hoteleve te plazhit ne Durres dhe e shikon diferencen midis siperfaqeve faktike dhe sipeefaqeve te rregjstruara.

Adele29/11/2019 16:05

Shtrohet pyetja :përse u shemb ne 1 sekond psllati ku jetonte e fejuara e Greg Ramës?Pergjigje kesaj pyetje duhet ti japin 2 dajallaret e te ndjerës Kristi Reçi të cilet e dijne vete se çfarë i bënë pallatit te tyre.

Shto koment

Denonco