Misteri i nëndetëses me 14 tonë kokainë: Garancia qeveritare dhe çfarë thotë Antimafia italiane

Misteri i nëndetëses me 14 tonë kokainë: Garancia qeveritare dhe çfarë thotë Antimafia italiane

13:14, 08/08/2019
A+ Aa A-

Një nga lajmet më shqetësuese që prodhoi natën e djeshme pas transmetimit dokumentari i RAI 3, “Narcotika”, i cili kishte në fokus trafikantët dhe mafien shqiptare, ishte ai që fliste për një ngarkesë “të tmerrshme” kokaine e cila ishte planifikuar të zbarkonte në Porto Palermo me nëndetëse të nisur nga Venezuela.

Në pjesën e tretë të këtij dokumentari që po bënë shumë bujë jo vetëm në Itali dhe Shqipëri, pasi evidentohet me fakte se Shqipëria e Edi Ramës është shndërruar në një qendër të trafikut ndërkombëtarë të drogës, por edhe në  kultivuese të madhe të kanabisit, flitet edhe për një operacion të madh kokaine nga Amerika Latine drejt Europës nëpërmjet Shqipërisë.

Këtë fakt të parecedentë e zbuloi për emisionin, Francesco Mandoi, prokuror i Antimafias i cili ndodhet aktualisht në Shqipëri.

“Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjell kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine”, ka zbuluar ai.

Edhe pse nuk jepen detaje, bëhet fjalë për plot 14 tonë kokainë të pastër, e cila ishte ngarkuar në Venezuelë dhe do të zbarkohej me nëndetëse në brigjet shqiptare për tu rishpërndarë sërish në gjithë Europën. Pavarësisht se ngarkesa u kap që në burim pas një hetimi të gjatë të Antimafies italiane, DEA amerikane dhe agjencive të tjera ndërkombëtare, ky zbulim i emisionit “Narcotika” vërteton atë çfarë u shkrua në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për drogat, ku Shqipëria cilësohej si një bazë nga më të rëndësishmet operacionale të krimit të organizuar global për drogat e rënda, me burim Amerikën Latine, atë të Veriut, por edhe Azinë për heroinën.

Pikëpyetje ngelet se kush është ai klan i krimit të organizuar shqiptarë, që ka guxuar që të marrë përsipër të presë nëndetësen në brigjet e Vlorës me një ngarkesë që shkon shumë qindra milion euro mall. Një operacion ndërkombëtarë trafiku i këtyre përmasave, i mbështetur në një infrastrukturë transporti “ushtarake” siç janë nëndetëset në investim gjigant fillestarë financiarë, nuk mund të kryhet kurrë pa garanci nga autoritet e vendit pritës. Dhe në një rast si ky trafik i cili tejkalon buxhetin e ministrisë së Brendshme dhe të asaj të Mbrojtjes shqiptare të marra së bashku, nuk bëhet fjalë thjesht për garanci të policisë lokale. Vetëm me garanci dhe me urdhër “nga lart” mund të merren përsipër këto lloj operacione të trafikut të drogës, pasi asgjë nuk mund ti lihet në dorë policisë lokale, sa do e lidhur dhe e korruptuar qoftë ajo nga krimi. Shifra financiare që vihet në lojë me 14 ton kokainë të pastër, kurrë nuk mund ti lihet rastësisë dhe aq më pak autoriteteve lokale të Vlorës.

Po a ka pasur ky klan ndërkombëtar i trafikut të kokainës, garanci nga segmente të qeverisë Shqiptare për të sjellë nëndetëse “fshehurazi” në brigjet shqiptare me një sasi kaq të frikshme kokaine?!

Përgjigjen mund ta marrim pak a shumë nga prokurori tjetër i Antimafies Italiane Nicola Gratteri i cili po ashtu ka folur te “Narcotika” për këtë çështje.

 “Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta”,ka deklaruar prokurori i Antimafies për ‘Narcotica’ në Rai 3.

Por Gatteru nuk ndalet vetëm në këtë deklaratë tronditëse. Ai shton se përveçse mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali, në Shqipëri tashmë ajo është bërë njësh me shtetin!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

La Verita08/08/2019 19:42

Mos disinformoni . Ate qe tha Mandoi, ben fjale per operacionin e vitit 2001 ose ndryshe grupi Durda- Perballa. Prok Mandoi me ate kohe ishte Zv i Krye prokurorit antimafia Pier Luigi Vigna. Per kete rast u arrest us edhe Sokol Kociu ish shefi Komisariatit te glories. Per gjithecka qe foli Mandoi, i referohej vitit 2001 dhe ska lidhje me tani. Ne po ate vit eshte arrestuar Daut Kadrioski ne Durres, e me pas u ekstradua ne Itali. Kane qene kohet e ARTA te Prokurorise shqiptare, kur drejtohej nga Arben Rakipi.

Gramoz08/08/2019 18:02

Garancia do te ishte vet Edver Olsi Taqi Xibraka dhe gjenelesh Llesh Lesh Pershesh Kimiku! Ne krye te operacionit Ardi Balili kokshtremti!

I deleguari08/08/2019 14:00

Do të ishte me interes të jashtezakonshem, sidomos per ne shqipetaret, menyrat dhe format e ndihmes qe Olandezi yne i siguron Norieges, qe asnje plan te mos I deshtoje, qofte per vjedhje me PPP, apo vjedhje të cdo lloi tjeter, qofte per kanabizimin total te Shqiperise, shitjen e Kosoves dhe gjithfare perversitetesh qe Edvin Kristaq Mafies i shkojne nder mend ! Sa me bindes te jete Lul Basha duke hedhur poshte keto akuza, aq ne I domosdoshem behet largimi urgjent i tij nga drejtimi i PD si nje kampion I rralle I paaftesise se skajshme! E vetmja pune e dobishme e tij ishe largimi i disa prej bashkepuntoreve te Edvinit,si Topalli, Patozi, Bode, etj...

Shto koment

Denonco