Deklarata/ Ja se si Rama ftoi sot çunat e Laçit të vazhdojnë punën rregullisht në Itali

Deklarata/ Ja se si Rama ftoi sot çunat e Laçit të vazhdojnë punën rregullisht në Itali

17:28, 03/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç ku vazhdoi fushatën e tij elektorale “i vetëm, trumfator” në zgjedhjet e 30 qershorit.

Por ajo që habiti në fjalën e tij përballë laçianëve ishte thirrja ndaj çunave të Laçit që të vazhdojnë punën në Itali, sepse për ta nuk kishte mbetur gjë për ta sepse sipas tij i ha Luli bashkë me njerëzit e tij.

Këtë thirrje Rama e lëshoi pasi bëri be e rrufe se nuk ka futur duart në xhepin e qytetarëve dhe ftoi ata ta besonin. .

Për sa kohë gabimet që mund të bëj apo dhe dështimet që mund të kemi nuk janë rezultat i qëllimit për të bërë keq, apo për të futur dorën në xhepin e njerëzve, apo në pasuritë që i takojnë të gjithë fëmijëve të këtij vendi, çfarë thonë ata mua më bëhet vetëm shëndet. Ata që do mendojnë rrugën e tretë po ua përsëris prapë çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie se tek kasollja e Lulit nuk ngelet gjë për ju se i ha të gjitha kunati.”, iu drejtua Rama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco