Progres Raporti për Shqipërinë, Kryemadhi: Arsye për të mos u tërhequr nga kauza jonë

Progres Raporti për Shqipërinë, Kryemadhi: Arsye për të mos u tërhequr nga kauza jonë

15:35, 30/05/2019
A+ Aa A-

Nga Monika Kryemadhi

Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!

Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!

E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.

Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë.

LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët!

Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 30 MAJ 201930/05/2019 17:06

Z. Kryemadhi. Kemi javë e muaj që po presim "Erën e ndryshimit" që siç po thoni ju është" SHUMË AFËR" por nuk po duket "GJËKUNDI".. Z. MONIKA në opinionin tim keni zgjedhur rrugën e gabuar për të rrëzuar KM e "madhërishëm". A u konsultuat me NDËRKOMBËTARËT të BE dhe SHBA për këtë rrugë që po ndiqni ?...Ata ju lanë në mes të rrugës edhe kur vendosët të dorëzonit mandatin e deputetit edhe kur thërrisni rrugëve të Tiranës " RAMA IK"... JO vetëm kaq por ju detyruan të mos TRAZONI asgjë në PROTESTA.. Sa më "Paqësore" mundësisht edhe me muzikë si kjo e fundit. U habitën edhe një grup turistësh në Tiranë kur u shprehën se nuk kishin parë në botë këtë lloj proteste...Duhet të gjeni rrugë të tjera më efikase ndryshe populli dota humbasë durimin dhe dotë shterojë në këtë kauzë pa kthim..

Shto koment

Denonco