Basha: Ndërkombëtarët të mos gënjejnë veten, Gjushi e Sejdini, koka turku! Rama duhet larguar

Basha: Ndërkombëtarët të mos gënjejnë veten, Gjushi e Sejdini, koka turku! Rama duhet larguar

19:19, 25/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prononcimit për mediat pas takimit me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të largohet.

Kryeopozitari ftoi ndërkombëtarët të mos gënjejnë veten, se nuk është çështja vetëm tek arrestimi si koka turku i Vangjush Dakos apo Qazim Sejdinit
Sipas tij, opozita do të vazhdojë e vendosur deri në çlirimin e Shqipërisë, drejtësisë dhe Partisë Socialiste.

“Rama duhet të largohet, kupa është mbushur, mjaft është mjaft. Ftoj ndërkombëtarët të mos gënjejnë më veten, se nuk është punë kokë turku Gjushësh apo Sejdinësh, pasi Edi Rama duhet të largohet. Opozita do vazhdojë e vendosur deri në çlirimin e Shqipërisë, drejtësisë dhe Partisë Socialiste”, u shpreh ndër të tjera Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco