VIDEO/ ‘Cila asht diploma jote, si u ba ky tender’….studentët debat në shkallë me rektorin

VIDEO/ ‘Cila asht diploma jote, si u ba ky tender’….studentët debat në shkallë me rektorin

10:46, 04/02/2019
A+ Aa A-

Studentët e ngujuar në Shkodër janë ballafaquar me rektorin e Universitetit i cili ka tentuar të hyjë në zyrën e tij por është ndaluar pasi shkallët e godinës janë bllokuar me karrige dhe tavolinë.

Ata kanë debatuar me rektorin Adem Bekteshi në shkallët e brendshme të godinës së Universitetit, nga ku i kanë komunikuar se nuk do ta lejojnë procesin e mësimit pa u realizuar kërkesat e tyre si dhe i kanë shtruar disa pyetje atij.

“Pse nuk ka ngrohje në sallat e studimit? Pse xhamat mbyllen me gazeta? Pse studentët pasi është djegur  videoprojektori e kanë blerë vetë? Është mëkat për ne ti blejmë gjërat vetë. Të kërkojmë ngrohje, të kërkojmë kartat e studentit, të mos dimë se ku shkojnë paratë e prindërve tanë”, – tha njëri prej studentëve.

Ai i tha Bekteshit se ka gradën prof. doktor  dhe se ai e dinte që ai thellë brenda vetës i mbështet studentët.

“Ke gradën profesor doktor dhe e di që brenda vetës thua, bravo ju qoftë. Ka patur kohë edhe më përpara për bisedime dhe nuk është bërë”.

Nga ana e tij duke qenë se ia kërkuan studentët, rektori deklaroi se edhe tenderi i ndërtesës do të kontrollohet. Sipas tiuj gjithçka që kërkojnë studentët do të merren parasysh dhe gjërat që janë të realizueshme do të realizohen.

“Çfarëdo që kërkoni ju do ti shohim. Ne mund të merremi vesh. Ju keni lëshuar disa thirrje të papranueshme, por s’ka gjë. Në orën 12:00 kemi një mbledhje, jeni të ftuar edhe ju”.

Studentët i thonë rektorit se detyra e tij është të mbledhë stafin sepse mjaft sipas tyre e ka shtyrë pafundësisht për nesër, një shtyrje që sipas studentëve ka shkaktuar edhe një situatë të tillë në Universitet.

“Në orën 12 ju pres të takohemi ku të doni ju. Njoftoni edhe studentët e tjerë po të doni. Ça janë kërkesa të kryeshme për ti bërë do ti realizojmë”, – tha nga ana e tij rektori, Adem bekteshi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco