PD – LSI depozitojnë kallëzimin penal ndaj Arta Markut: Të pezullohet nga detyra

PD – LSI depozitojnë kallëzimin penal ndaj Arta Markut: Të pezullohet nga detyra

18:36, 29/01/2019
A+ Aa A-

Grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre të bërë më herët publike, për kallëzimin penal ndaj Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Dy krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në kallëzimin e depozituar, e akuzojnë kryeprokuroren e përkohshme, për “shpërdorim detyre”.

Ata kërkojnë gjithashtu pezullimin nga detyra të Arta Markut.

Ky kallëzim vjen pasi publikimit të faktit që Bujar Sheshi, u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) edhe me “bekimin” e Arta Amrkut. Ai  akuzohet se ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të Shtetit para viteve ’90.

Vetë ai ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi në Prokurori kundër Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti ka gjetur dokumente, sipas të cilit, zoti Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin Venusi.

Ligji pengon të bëhen sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ata persona që para 2 korrikut 1991 ishin anëtarë të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorë apo as të favorizuar të Sigurimit të Shtetit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Dau Jaku29/01/2019 20:45

    Kush prokurore do ta ndjekë çështjen, Donika Prela?

    V29/01/2019 19:51

    Bravo opozita ,kjo eshte nder gjerat me te mira per ti bere presion shtetit te krimit.Keshtu veproni me te gjithe ato qe shkelin ligjin dhe ta ndjejne forcen e drejtesise kur do qe ajo te vije

    Shto koment

    Denonco