Akuza të rënda nga deputetja e LSI-së: Reforma e Ramës në drejtësi vjen erë, ONM merr miliona euro për të mbyllur sytë

Akuza të rënda nga deputetja e LSI-së: Reforma e Ramës në drejtësi vjen erë, ONM merr miliona euro për të mbyllur sytë

18:23, 29/01/2019
A+ Aa A-

Deputetja e LSI-së Silva Caka, është treguar shumë e ashpër në akuzat e saj për reformën në drejtësi.

Nisua nga denoncimet e fundit, ku njerëz të institucioneve të Vettingut, kanë dalë me probleme në deklarimet e tyre, Silva Caka, e quan këtë fenomen “Riciklim të këllirave”, ndërsa akuzon edhe “Ndërkombëtarët rrinë e vështrojnë reformën që vjen erë... Ndërsa ONM, merr miliona euro për të mbyllur sytë!?”.

Denoncimi i plotë i Silva Cakës

"Riciklimi i këllirave": kjo është Reforma në Drejtësi e Edi Ramës.

Tmerr pacipësi si kjo, s'na kanë parë sytë!!!

Ne kujtuam se do zgjidheshin këta që kanë mbaruar jashtë, në krye të drejtësisë, kurse këta i zgjodhën edhe bashkëpunëtorë të sigurimit në gjimnaz, edhe studentë të sigurimit, edhe hetues të sigurimit, edhe 65 vjeç, pa një gjuhë të huaj, edhe mashtrues, që gënjejnë për mbiemrin, edhe shantazhues ndaj Autoritetit të Dosjeve, që thotë të vërtetën.

Ndërkombëtarët rrinë e vështrojnë reformën që vjen erë...

Ndërsa ONM, merr miliona euro për të mbyllur sytë!? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari29/01/2019 19:56

Bravo Znj. Silva. Skrapari ka nxjere djem dhe vajza burra dhe gra kurajoze atdhetare patriote,pra shqiptare te vertete.

Shto koment

Denonco