Skandali i punësimeve/ Basha: Sulmi ndaj Zërit të Amerikës akt i turpshëm i Ramës

Skandali i punësimeve/ Basha: Sulmi ndaj Zërit të Amerikës akt i turpshëm i Ramës

21:01, 14/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar një akt të turpshëm, sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’, pas publikimit të skandalit të punësimeve në Shqipëri.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Basha shkruan se Rama për të mbrojtur paratë e krimit dhe korrupsionit është i gatshme të sulmojë këdo;

Ja reagimi i Bashës në twitter:

Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar14/01/2019 21:26

Ndoqa tek opinioni e Fevziut përballjen e shefit të opozitës , z.Basha, me disa gazetarë opozitarë të opozitës. I kam dëgjuar këta lloj "opozitarësh" trima që kur janë vënë përballë Ramës , janë trukur nga arroganca e tij. Nuk më habiti Fevziu apo ndonjë Kiki, por u habita me këmbënguljen e kryeredaktorit të Panoramës, Rakipllarit e veçanërisht ish gazetares së Zërit të Amerikës, zonjës Milori që i bënin Bashës zhurmuesin dhe e sulmonin ate sikur të ishte kryeministri i vendit e të ishte ai përgjegjesë për gjithë skandalet e qeverisë Rama.. Më bëri përshtypje se të gjithë gazetarët në ate panel, me përjashtim ndofta vetëm të Bejtjes, i kërkonin llogari Bashës se pse studentët janë distancuar edhe nga PD. Nëse do të kishte qenë Rama në vend të Bashës, do t'ju a përvishte me arrogancë se jeni ju "kazanë" të mediave, që i keni vënë studentët kundër opozitës. e nuk keni gojë ju që të kritikoni opozitën. Paturpësisht përfitonin nga durimi e edukata qytetare e Bashës, për të bërë me hipokrizi "trimin" kundër tij., duke mos e lënë që t'ju përgjigjur pyetjeve të tyre retorike keqdashëse.

Shto koment

Denonco